-800-0-universitet-3-1024x683-1

Një maturant që ka mesataren nën 6.5 nuk do të thotë që nuk mund të aplikojë për studime të larta Universitare. Ata do të kenë mundësi të aplikojnë në programe studimi profesionale 2-vjeçare dhe në fund të studimeve, pajisen me diplomë Universitare.

Disa nga degët 2-vjeçare që ofrohen nga Universitetet Publike dhe Private janë:

Universitete Publike

Universiteti Bujqësor i Tiranës:

  • Program Profesional 2-vjeçar “Zooveterinari”
  • Program Profesional 2-vjeçar “Teknologjitë e Akuakulturës dhe Peshkimit”
  • Program Profesional 2-vjeçar “Kopshtari”
  • Program Profesional 2-vjeçar “Teknolog Bujqësor” 
  • Program Profesional 2-vjeçar “Agroturizëm dhe Mikpritje”
  • Program Profesional 2-vjeçar “Menaxhim sistemesh informacioni”
  • Program Profesional 2-vjeçar “Menaxhim Veterinar”

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës:

  • Menaxhim Ndёrtimi
  • Hidroteknikё Ujёsjellёs-Kanalizime
  • Teknikë Elektrike
  • Menaxhim Transporti Detar/Tokёsor
  • Teknologji Automobilash
  • Specialist Rrjetash Kompjuterike
  • Informatikё Praktike
  • Asistent Ligjor
  • Asistent Administrativ
  • Ndihmёs Dentist

Universiteti i Elbasanit

  • Sekretar i specializuar dhe administrativ
  • Operator turistik ne Gjuhën gjermane
  • Teknik Mjedisi
  • Logjistikë
  • Mekatronikë
  • Teknologji laboratori
  • Edukator 0-3 vjeç

Universiteti i Gjirokastrës

  • Udhërrëfyes-Turistik
  • Edukatore për Zhvillimin dhe Edukimin e fëmijërisë së hershme (0-3 vjeç)
  • Librar dhe Bibliotekar

Universiteti i Korçës

  • Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme
  • Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv

Universitete Private

Kolegji Universitar Qiriazi

Kolegji Universitar Bedër

Kolegji Universitar i Biznesit

  • Asistent I Lartë Administrativ
  • Asistent i Lartë Finance
  • Asistent i Lartë Ligjor
  • Hoteleri Turizëm me profil Agjenci Udhëtimesh
  • Hoteleri Turizëm me profil Hoteleri
  • Teknik i larte Automobilash me profile (Automekanike, Autotronik, Hibride dhe Elektrike)
  • Teknik i larte elektrik me profile (Energjitike, Automatizim Industrial, Elektromekanike)
  • Teknik i Lartë me profil Grafik, Web dhe Multimedia Dizajn
  • Teknik i Lartë me profil Sisteme Kompjuterike
  • Teknik i Lartë me profil Teknologji Informacioni dhe Komunikim

Universitete të tjera private ofrojnë gjithashtu programe studimi profesionale 2-vjeçare, të cilat do të keni mundësi t’i shikoni gjatë aplikimit në U-Albania.

Përgatiti: maturashteterore.com

Na ndiqni në Instagram për të marrë të gjitha njoftimet e fundit: @matura.shteterore

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading