Arsimi-Profesional-1-768x512-1-696x464

Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi “të sigurtë” dhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

Në fund të këtij viti akademik, rreth 18 500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jepen mbi 2 500 bursa studimi deri në 7 320 lekë për të rinjtë që do të ndjekin shkollën profesionale.

“Program i mbështetjes ka në fokus vajzat që zgjedhin arsimin profesional, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkollat profesionale, ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me mesatare mbi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta”, informoi ministrja.

Qeveria po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve nga shkolla profesionale në Shqipëri duke nxitur bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë private.

Burimi i këtij artikulli: ata.gov.al

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading