Njoftim për miratimin e procedurave të pranimit të studentëve të ciklit të parë në programet e studimit “Shkencat e Lëvizjes”, “Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe Rekreacionit” dhe “Shkencat e Rehabilitimit” për vitin akademik 2023-2024
- Drejtoria e Zhvillimit të Programeve dhe Digjitalizimit të Shërbimeve Akademiko-Shkencore brënda datës 06 gusht 2023 shkarkon nga Portali U-Albania listën e aplikantëve në programet përkatëse të studimit të ciklit të parë në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit dhe ia përcjell dy njësive kryesore dhe i afishon në mjediset e tyre dhe në faqen zyrtare elektronike.
- Datat e regjistrimit të kandidatëve për konkurset e pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, janë 12-15 gusht 2023 nga ora 09:00 deri në 15:30. (Regjistrimi do të jetë i hapur për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes deri në orën 11:00 të datës 19 gusht 2023 dhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit deri në orën 11:00 të datës 22 gusht 2023).
- Dokumentet që duhet te ketë kandidati për regjistrim për konkurset e pranimet do të jenë:
- 2 fotografi dokumenti 4×6,
- Fotokopje kartës së identitetit
- Mandat pagesa e tarifës së konkurimit
- Kartela mjekësore
4. Datat e zhvillimit të konkursit të pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes janë 16 – 19 gusht 2023.
5. Datat e zhvillimit të konkursit të pranimit në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit janë 20 – 22 gusht 2023.
6. Drejtoria e Zhvillimit të Programeve dhe Digjitalizimit të Shërbimeve Akademiko-Shkencore brënda datës 24 gusht 2023, afishon dhe publikon listën e renditjes së aplikantëve të të tre Fakulteteve, duke përdorur si element identifikues vetëm ID e tyre të maturës.
