Më datë 29 Korrik 2023 fillon procesi i aplikimit për në universitet për vitin akademik 2023 -2024. Ndiqni me vëmendje hapat që duhen ndjekur dhe bëni zgjedhjen tuaj. Afati i fundit për plotësimin e formularit të aplikimit A2 është data 3 Gusht 2023.
Plotësimi i tij bëhet online në portalin Universitar U-Albania.

