December 1, 2023

Universiteti i Tiranës njofton se Viti Akademik 2022-2023 fillon në datën 17 tetor 2022.

Lajmin e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet socile, ku ka postuar dhe vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Viti i ri Akademik fillon më 17 tetor 2022 dhe do të përfundojë më 29 shtator 2023.

E plotë:

  1. Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.
  2. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
  3. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë.
Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: