
Procedurat e Regjistrimit në Universitet për vitin akademik 2022-2023, Raundi 1
Në datat 2 deri 15 shtator 2022 (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11, 12-13 dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
Në rast se, pas çdo faze, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 15 shtator 2022.
Na ndiqni në Instagram për njoftimet e fundit: http://instagram.com/matura.shteterore