Shpërndaje tek shokët që të informohen

Më shumë se 4 në 10 studentë amerikanë janë shprehur se janë ndjerë të mërzitur dhe të pashpresë gjatë pandemisë, kjo sipas burimeve të qeverise amerikane të bëra me dije ditën e enjte.
Shumë agjensi mjekësore kanë vënë re se izolimi total dhe mbyllja e shkollave për shkak të Covid 19 si dhe mungesa e aktiviteteve sociale kanë dëmtuar gjendjen mendore të të rinjve amerikanë.
Kathleen Ethier e cila punon pranë qëndrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve mendore deklaroi se Covid 19 ishte i dëmshëm për të gjithë familjet amerikane sidomos te të rinjtë.
Raportimet e qeverisë janë bazuar në investigime në terren dhe me intervista private në gjashtë muajt e fundit, të të paktën 7700 nxënësve të cilëve u është ruajtur anonimati. Ata kanë theksuar se izolimi ka ndikuar negativisht në humorin e tyre.
Po të futemi më në detaj, 44% e të intervistuare u shpreh se ndihej e dëshpëruar dhe pa shpresë. 66% e nxënësve të pyetur deklaruan se e kishin shumë të vështirë për të kryer studimet gjatë vitit 2021 ndërsa 29% deklaroi se njëri nga prindërit humbi vëndin e punës për shkak të pandemisë. Kishte dhe raste akoma më të rënda. 11% e të intervistuarve u shprehën se kanë vuajtur dhunë fizike nga prindërit. 
Probleme evidente gjatë izolimit kishte dhe me të ushqyerit me disa student të cilët deklaruan se mungesa e ushqimeve ishte problem tejet i madh.

Burimi: rtsh.al

Leave a Reply