Shpërndaje tek shokët që të informohen

Ministria e Arsimit ka publikuar datat në të cilat do të zëvendësohen katër ditët e humbura të mësimit përgjatë këtij viti shkollor.

Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.

Ministria e Arsimit mbylli për tre ditë shkollat e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin për shkak të motit të keq në janar.

Po ashtu, së fundmi pushim u bë edhe e hëna e 21 marsit, përpos 22 marsit që ishte në kalendarin e festave zyrtare ditë pushimi për shkak të Festës së Sulltan Novruzit.

Arsyeja ishte kursimi i energjisë elektrike pasi jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota po përballet me rritje te çmimit te energjisë./Xh.Xh/dritare.net

Leave a Reply