Në këtë stad të moshës kemi formësimin e personalitetit dhe të menduarit logjik, me të cilën ata i bëjnë ballë disa situatave, që i përmbushin më së miri, si të mësuarit, miqësinë, sinqeritetin dhe të menduarit në largpamësi mbi të ardhmen, apo mbi dëshirat e vetëaktualizimit. Por, gjithashtu kjo moshë ka një tjetër predispozitë për të rënë pre e konikteve me bashkëmosharët, si dhe me anëtarët e familjes, si pasojë e moskontrollimit të disa sjelljeve të modeluara nga këto kompontë, që u përmendën më lart.
Duhet theksuar, që jo të gjithë në këtë moshë mund të përfshihen apo përjetojnë situata të këtilla konituale, për nga personaliteti i individit dhe jetës që ai/ajo bën.

Për maturantët është një betejë, mbarimi i të qënit gjimnazist dhe kalimi në një tjetër përvojë. Si një proces në të cilën ata përjetojnë shumë aventura dhe nxitimi nga ana tjetër për t’u rritur sa më shpejt, që të mund të zgjidhin problemet, ose ndryshe t’i lënë aty për mos i kujtuar më, këto ndjesi janë individuale.
Në këtë moshë të jetës përgjegjësitë janë të një natyre sa individuale, por edhe altruiste. Të menduarit për veten dhe të ardhmen varen nga mënyra sesi kjo moshë vlerëson veten, aftësitë dhe kapacitetin e tij/saj. Pritshmëritë vijnë si rezultat i performancës së tyre gjatë viteve shkollorë, që bëjnë ata optimist ose pasiv në jetën në vazhdim, duke menduar që do jenë ende në varësinë e familjes dhe përkujdesjes së tyre. Gjithashtu ata përjetojnë edhe fundin e ciklit i të qënurit gjimnazist dhe pikërisht tek provimet e maturës.
Qysh sa hyjnë në shkollë të mesme ata mendojnë menjëhërë fundin e këtij cikli shkollor, me përfytyrimet dhe ndjesitë e provimeve përfundimtare. Me këtë frikë ankthicioze qoftë pozitive dhe negative, i drejton nxënësit drejt një frustracioni dhe stresi emocional mbi performancën dhe kapacitetin e tij/saj.
Stresi emocional është persistent në ato momente të mbylljes së këtij cikli shkollor. Ndodh që nxënësit të ndiehen të stresuar nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm, pasi ata nuk e kanë aftësinë e menaxhimit të stresit,të konikteve me bashkëmoshatarët dhe familarët,dhe si rrjedhojë bien më shpejt ndaj kësaj gjendje të inicuar për nga perfomanca që ata duhet të japin. Në një fare mënyre ky tensionim(stres) tregon përgjegjshmëri për veten dhe angazhimeve që do të ndërmerren, se në të kundërt nëse jo, do të tregohej një indiferentizim që nuk të bën të ndihesh mirë për veten, miqtë, e familjarët gjithashtu.

Si të menaxhojmë situatat stresuese në shkollë-familje

  • Të jeni të hapur ndaj problemeve që ndodhin me moshatarët, me mësuesit dhe familjarët.
  • Të drejtoheni pa ngurrim për çdo problem të vogël që keni drejt mësimeve, konikteve, me mësuesit,psikologun shkollor, familjarët tuaj.
  • Të mos rëndoni veten në faj, për situatat që nuk janë nën kontrollin e aftësive tuaja.
  • Të ndihmoni veten me mendime pozitive për të ardhmen.
  • Të jeni pjesë e aktiviteteve fizike, hobeve të ndryshme aty ku e gjeni veten më shumë.
  • Të keni komunikim, me familjarët, miqtë,mësuesit, ndihmon në çlirimin e emocioneve negative.
  • Të ndihmojmë të tjerët, kur ndihen të plogësht, të lënë pas dore.
  • Të mos-paragjykojmë dhe nuk do ndihemi të paragjykuar, do të jemi më të hapur ndaj kësaj mëndësie.
  • Të kemi respekt për veten dhe të tjerët.
  • Të përballemi me situatat që janë pjesë e përgjegjësive tona, dhe jo t’i shmangemi atyre.
  • Të përpiqemi jo të jemi më të mirët, por të japim më të mirën

Burimi: Revista Psikologji

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.