Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Anulimi i mbrëmjes së maturës nuk është pritur dhe aq mirë për maturantët, të cilët kishin ëndërruar ti përmbyllnin ndryshe tre vite shkollë. Për Report Tv disa prej gjimnazistëve tregojnë përjetimet e tyre por edhe mënyrat alternative që kanë gjetur për të festuar ndryshe.

Maturantët do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar përmbylljen e tre viteve shkollë. Koronavirusi ka anuluar një nga festat më simbol të tyre, atë të mbrëmjes së maturës”.

Elia studion në gjimnazin Qemal Stafa. Ajo ka përgatitur gjithçka për të festuar denjësisht përmbylljen kësaj etape në shkollë. Ajo na tregon se si e priti lajmin për anulimin e mbrëmjes së maturës.

“Që ditën e parë që unë dhe shokët e mi kemi shkelur në këtë shkollë, ideja ka qenë festa e maturës. Jemi përgatitur që ditën e parë për festën, fustanin etj. Nuk na besohej kur morëm lajmin. Jemi shumë të zhgënjyer. Pak më parë fola me zyshën dhe ajo na tha që e vetmja mënyrë për të festuar është online”, tregon Elian.

Për Elian fustani nuk mund të ishte një zgjedhje e minutës së fundit. Ndonëse me shumë mundësi do të mbesin në dollap.

Handsome!
Na ndiqni në Instagram

“Nuk jam tip i fustaneve të gjata dhe ekstravagante. Kam zgjehdur fustane të shkurtra. Kam shumë besim se si brez innovator që jemi do gjejmë një mënyrë ëpr të festuar mbrëmjen e maturës që fustanet mos mbeten në dollap”, shprehet ajo.

Para përhapjes së pandemisë ajo i kishte synimet e qarta, të përmbyllte me sukses tre vite shkollë dhe më pas të vazhdonte studimet për mjekësi. Tashmë, ajo të ardhmen e sheh të paqartë dhe plot pasiguri.

“Të më thojë më përpara të zhvilloje mësimin nga shtëpia, ishte diçka e mrekullueshme. Sot është shumë e vështirë, sidomos për mua që jam maturante. Më mungon çdo gjë që më parë nuk ishte aq shumë e rëndësishëm sa tani e ndjej”, na tregon Elian.

Për Arkidin përjetimet janë më të mëdha. Përveçse nuk do mund të festojë si duhet mbylljen e gjimnazit, atij i duhet të shoh godinën ku ka mësuar për kaq shumë vite të shndërruar në rrënoja.

“Kjo është hera e parë që shoh, më duket e tmerrshme. Është ai busti i Samiut që ngelet edhe duket si ikon që e gjitha por hera e fundit që e shoh”, shprehet Arkidi.

Për të, nuk është aspak e lehtë të përmbyllë këtë etapë të jetë së tij në këtë mënyrë.

“Të kthehesh nga një lloj balloje ikonë  në një festim që e kalon me disa miq, duhet ta kalosh në një formë tjetër është goxha e vështirë por në fund të fundit nuk ke çfarë bën”, tha ai.

Në Shqipëri, tradita e mbrëmjes së maturës zë fill përtej viteve ’90. Një ngjarje me ngarkesë shumë e madhe emocionesh e cila  finalizohen me darkën elektrizuese të maturës. Për maturantët e 2020 padyshim që do të jetë një ngjarje e shënuar, sidomos për faktin që nuk do munden dot ta festojnë.

Burimi: Shqiptarja.com

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.