Si të çregjistrohemi nga Universiteti?

Më poshtë ju kemi paraqitur procedurën për t’u çregjistuar nga Universiteti.

Studenti mund të largohet përfundimisht nga universiteti, duke u çregjistruar. Për këtë ai bën një kërkesë me shkrim ku shpreh arsyet e largimit.

Sekretaria e njësisë kryesore, pranon kërkesën dhe ia paraqet drejtuesit të njësisë kryesore, për të marrë vendimin.

Me marrjen e vendimit, sekretaria mësimore bën çregjistrimin e studentit, duke regjistruar në regjistrin themeltar datën e çregjistrimit dhe firmën e studentit. Çregjistrimi i studentit bëhet me vullnetin e tij të lirë (përveç rasteve të përjashtimit nga shkolla), në prani të studentit.

Studenti tërheq dokumentat e tij personalisht ose mund të autorizojë me prokurë të posaçme një person tjetër.

© maturashteterore.com

Na ndiqni në Instagram
Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: