December 1, 2023

Picture2

Matura Shtetërore – PLATFORMË EDUKATIVE DHE INFORMUESE DEDIKUAR MATURANTËVE !

Krijuar me qëllimin për të ndihmuar nxënësit dhe maturantët , Matura Shtetërore është një webfaqe edukative jofitimprurëse (e pavarur nga institucionet shtetërore të arsimit) e angazhuar për të ndarë me të rinjtë informacione, materiale didaktike, teza provimesh, libra dhe për t’i përgatitur ata për të qenë të sukseshëm në rrugën e dijes.

maturashterore.com me një eksperiencë mbi 4-vjecare mbi ofrimin e ndihmës ndaj të rinjve është një ndër websitet me karakter edukues, më të ndjekur dhe më të pëlqyer nga nxënësit dhe maturantët. Kjo për arsye të larmishmërisë së materialeve ndihmëse dhe informacioneve të besuara që mund të gjejnë tek ne.

maturashteterore.com u krijua në vitin 2016 si faqe informuese në rrjete sociale, vetëm si një grup klase, më pas në një faqe për shkollën dhe me kalimin e kohës u shëndrrua një platformë edukative që mbështet arsimimin dhe dijen.

Webfaqja drejtohet nga studentë të gatshëm për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe ardhur në ndihmë të rinjve në përvetësimin e dijeve.

maturashteterore.com vazhdon të jetë e angazhuar ndaj parimeve dhe vlerave që kanë udhëhequr aktivitetin e saj që prej themelimit. Synimi kryesor është besueshmëria dhe frytshmëria në ofrimin e informacioneve me karakter edukues për të gjitha grupmoshat.

Për pyetje, paqartësi apo sugjerime mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit:

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: