Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, më datë 29.04.2020 ka nxjerrë një urdhër për organizimin e mësimit, vlerësimin e nxënësve dhe mbylljen e vitit shkollor 2019-2020 për klasat e 12.

☞ Shkarko dokumentin zyrtar nga faqja: Arsimiparauniversitar.gov.al


Përshtati për lexim nga formati zyrtar .PDF: maturashteterore.com. Ndalohet kopjimi i materialit të mëposhtëm nga faqet e tjera pa përmendur më parë burimin.


Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar

URDHËROJ:

1. Institucionet arsimore të arsimit parauniversitar të marrin masa për vijimin e mësimit në distancë, për kthimin në shkollë të nxënësve të klasave të 12-ta, si dhe për mbylljen e vitit shkollor 2019-2020

2. Nxënësit e klasës së 12-të do të përfundojnë vitin shkollor 2019-2020 në datën 5 Qershor, sipas afateve të përcaktuara në strukturën e vitit shkollor 2019-2020,

3. Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 8-18 qershor 2020.

4. Të giithë mësuesit maturantët mund të gjejnë në zyrtare te ASCAP-it programet
orientuese të provimeve të Maturës Shtetërore, të rishikuara, ku janë hequr të gjitha njohuritë e zhvilluara pas dates 9 Mars, gjatë mësimit ne distancë.

5. Vijueshmëria dhe realizimi i programit të mësimit në distancë deri në datën
15 Maj 2020, do të realizohet sipas pikave të mëposhtme:

  • a)  Nxënësit e klasës së 12 do të vijojnë mësimin deri 15 Maj 2020.
    b) Mësuesit e lëndëve qe NUK janë provime Maturës Shtetërore, do të mbyllin
    realizimin e programit mësimor deri në datën 30 prill 2020.
  • c) Në periudhën 4 maj – 15 maj 2020, gjatë mësimit në distancë do të zhvillohen vetëm lendet e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore : Gjuhë shqipe dhe Letersi, Matematike, Gjuhë e huaj e pare si dhe lenda që nxënësit kanë zgjedhur për provimin me zgjedhje të Maturës Shtetërore . Gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen vetëm perseritje, duke u bazuar në programet orientuese te ketyre lendeve . Shkollat do te pershtatin orarin për zhvillimin e kerste lendeve online.
  • d) Mësuesit gjatë mësimit në distancë ndjekin orarin mësimor të hartuar nga drejtoria e shkollës, duke mbajtur shënim temën e zhvilluar për çdo orë mësimi dhe pjesemarrjen e nxënësve .

6. Vijueshmëria dhe realizimi i programit mësimor gjatë kthimit në shkolle , 18 maj – 5 qershor, do të realizohet sipas pikave të mëposhtme .

  • a) Nxënësit e klasës së 12-të do të kthehen në shkollë në periudhën 18 maj – 5 qershor 2020 dhe do të zhvillojnë vetëm lëndët e provimeve të detyruara të Maturës Shteterore Gjuhë shqipe dhe Letërsi Matematikë, Gjuhe e huaj e parë, si dhe lenden qe kane zgjedhur në provimin me zgjedhje të Maturës Shtetërore . Gjatë kësaj periudhe do te zhvillohen vetëm përsëritje, duke u bazuar në programet orientuese te ketyre lëndëve .
  • b) Gjatë periudhës së kthimit në shkollë , mësuesit e lendeve të provimeve të Maturës Shtetërore do t’i shënojnë në regjistër të gjitha temat e përsëritjes që do të zhvillojne me nxënësit maturantë .
  • c) Në periudhën e kthimit në punë, mësuesit e të gjitha lëndëve do të shënojnë në regjistrin e klases temat qe kane realizuar, numrin e orëve të realizuara për gjithë vitin shkollor si edhe numrin e orëve të parealizuara.
  • d) Për nxënësit maturantë do të llogariten mungesat vjetore të nxënësve në çdo lende, si dhe mungesat totale vjetore.
Na ndiqni në Instagram

7. Organizimi i mësimit për klasën e 12 – të gjatë kthimit në mjediset e shkollës do të zhvillohet sipas pikave të mëposhtme .

  • a) Procesi mësimor gjatë periudhës së kthimit në mjediset e shkollës do të zhvillohet sipas parimit të distancimit social.
  • b) Drejtoria e shkollës riorganizon klasat e 12 – ta sipas lëndës së provimit me zgjedhje .
  • c) Drejtoria e shkollës përgatit listat e emrave të maturantëve sipas ndarjes së re deri në datë 15 maj dhe njofton maturantët për klasat e reja.
  • d) DPAP , DRAP – et dhe ZVAP – të ndjekin të gjitha procedurat e organizimit të mësimit ne shkolle
  • e) Gjate periudhes se kthimit ne shkolle , drejtoria e shkolles harton orarin eri me dhe e pershtar ate qe nxenesit te zhvillojne vetem ore mesimi ne lendet e provime te Matures Shteterore . Pra , çdo ditë mësimi do të zhvillohen lëndët: Gjuha shqipe dhe Letërsi , Matematikë, Gjuhë e huaj e parë, si dhe lënda që nxënësi ka zgjedhur si provim me zgjedhje.
  • f) Të gjithë mësuesit që japin mësim në maturë, gjate muajit qershor do të plotesojne evidencat e statistikave te kerkuara nga drejtoria e shkollës mbi rezultatet e nxënësve frekuentimin e tyre etj. dhe do t’i dorëzojne ne drejtorinë e shkolles.
  • g) Drejtoria e shkollës, gjatë muajit qershor, krijon kushtet në shkolle për plotesimin e dokumentacionit shkollor si: të regjistrave sipas klasave, të certifikatave të matures Shtetërore të nxënësve, te amzave të shkolles etj.

8. Procedurat e vlerësimit të nxënësve në klasën e 12 – të do të realizohen sipas pikave te mëposhtme.

  • a) Mesuesit do të vijojnë të mbajnë shënime në fletoren personale për vlerësimin e detyrave që ka kryer nxënësi , për gatishmërinë dhe angazhimin të tij për të komunikuar me mësuesin dhe për të marrë pjesë në mësimin online në kushtet e shtëpisë si dhe gjatë kthimit në shkolle.
  • b) Në rastet e veçanta, kur mësuesit gjatë periudhës janar – mars nuk kanë arritur te përfundojnë vlerësimin me test/detyrë përmbledhëse ose/dhe vlerësimin e portofolit per shkak të pamundësisë së nxënësve për t’u lidhur online me mësuesit në mënyrë të vazhdueshme, atehere ne kolonen e vlerësimit me test/detyre përmbledhëse, si dhe ne kolonën e vlerësimit të portofolit do të shënohet NK ( Nuk u krye ) dhe kjo note NUK do t’u llogaritet ne vlerësimin vjetor për noten e testit/detyres përmbledhese apo per noten e vleresimit te portofolit
  • c) Gjatë periudhës prill-maj , nxënësi NUK do të verësohet me notë në regjistër per verësimin e vazhduar, veresimin e portofolit dhe verësimin me test/detyre përmbledhese, por duke u mbështetur në pjesemarrjen dhe ne angazhimin e nxenesit gjate mesimit ne kushtet e shtëpisë , mësuesi mund të rritë një notë në vlerësimin përfundimtar të nxënësit.
  • d ) Në periudhën prill – maj në regjistër, në kolonën e vlerësimit të vazhduar, të vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse dhe të vlerësimit të portofolit do të shënohet NK ( Nuk u krye ) dhe kjo notë nuk do te llogaritet në vlerësimin vjetor për notën e vlerësimit te vazhduar , në vlerësimin vjetor për notën e vlerësimit testit detyrës përmbledhëse , si dhe në vlerësimin vjetor për notën e portofolit .
  • e) Procedurat e vlerësimit përfundimtar të nxënësve në maturë do të organizohen sipas tre ” skenarëve ” : skenari 1 – rastet kur mësuesit kanë plotësuar të tria vlerësimet për dy periudhat e para ( shtator – dhjetor dhe janar – mars ) ; skenari 2 – rastet e veçanta kur mësuesit NUK kanë mundur të kryejnë vlerësimin me test / detyrë përmbledhëse dhe vlerësimin e portofolit për periudhën e dytë ( janar – mars ) ; skenari 3 – rastet e veçanta kur mësuesit NUK kanë mundur të kryejnë vetëm vlerësimin me test / detyre përmbledhëse ( ose vlerësimin me portofol për periudhën e dyte janar – mars. Sqarimet e nevojshme në lidhje me procedurat për secilin skenar , do të jepen ne Udhëzuesin për vlerësimin e nxenesve gjatë mesimit ne distance dhe për mbylljen e vitit shkollor 2019 – 2020 .
  • f) Mësuesi për të nxjerrë vlerësimin përfundimtar të nxënësve të klases se 12 – te do te marrë në konsideratë arritjet e nxënësve që nga fillimi i vitit shkollor dhe do te përqendrohet më shumë në rezultatet e tyre përpara mbylljes së shkolles ne 9 mars 2020. Kur nxënësi ka pjesëmarrje të rregullt dhe angazhim cilësor gjatë periudhes mars maj , ky fakt do të merret në konsideratë nga mësuesi i lendes dhe do ketë ndikim pozitiv në vlerësimin përfundimtar . Në këtë rast mësuesi do të shtojë një note mbi notën përfundimtare të nxënësit .
  • g) Mësuesi kujdestar në rubrikën ” Vlerësimi i kompetencave ” në regjistër , shton edhe argumente për pjesëmarrjen e rregullt dhe për angazhimin cilësor te nxenesit site mësimit në kushtet e shtëpisë dhe gjatë kthimit në shkolle .

9. DPAP . DRAP – et dhe ZVAP – të marrin të gjitha masat për organizimin e mësimit ne distance si dhe per kthimin e nxënësve maturante ne shkolle .

10. Drejtorët e shkollave raportojnë mbi vijimin e mësimit dhe mbylljen e vitit shkollor në ZVA , lidhur me rezultatet dhe problematikat për punën me nxënësit.

11. ZVA – të raportojnë mbi vijimin e mësimit dhe mbylljen e vitit shkollor në DRAP dhe ne DPAP , lidhur me rezultatet dhe problematikat për punën me nxënësit .

12. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri: Drejtoria e Kurrikulës dhe kualifikimit ( ASCAP Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar , Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar , Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe Institucionet e Arsimit Parauniversitar . Ky urdhër hyn në fuqi menjeherë .

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

GERTI JANAQI

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png


Përshtati për lexim nga formati zyrtar .PDF: maturashteterore.com. Ndalohet kopjimi i materialit të mëposhtëm nga faqet e tjera pa përmendur më parë burimin.


 

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: