Shpërndaje tek shokët që të informohen

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Për shkak të situatës emergjente në të cilën ndodhemi, si pasojë e pandemisë COVID-19  Ministira e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka ndërrmarrë disa lehtësime për Maturantët në provimet e maturës 2020.

  1. Testi Maturës 2020 do të përmbajë vetëm mësimet e zhvilluara gjatë periudhës kur nxënësit kanë qenë në shkollë dhe jo ato që janë zhvilluar online.
  2. Maturantët, të cilët mendojnë që nuk janë gati t’i japin provimet e Maturës këtë vit shkollor, mund ta përsërisin vitin shkollor pa u penalizuar. Në diplomën e tyre nuk do jete e shënuar se janë përsëritës.
  3. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka publikuar të gjitha tezat e Matures 2019 se bashku me disa modele testesh dhe udhëzimet përkatëse për të gjitha lendet. I gjeni në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore http://qsha.gov.al si dhe në faqen tonë: https://maturashteterore.com/tezat-e-matures-2019/

Na ndiqni në Instagram për informacionet e fundit: http://instagram.com/matura.shteterore


Ndaj Maturantë, ju sugjerojmë të mos stresoheni sepse do testoheni vetëm për njohuritë që keni marrë kur keni qenë në shkollë. Si dhe shfrytëzojeni këtë periudhë për t’u përgatitur për Provimet e Maturës që merrni rezulatetet që dëshironi.

*Njotimet zyrtare i gjeni në kanalet zyrtare të Ministrisë së Arsimit në Facebook ose në website arsimi.gov.al

|MSH 2020|

Ndalohet rreptësisht kopjimi i postimit nga faqet e tjera ! 

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

 

 

Leave a Reply