
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se viti shkollor nuk do të përsëritet. Shahini sqaroi në një intervistë për “Report Tv” se do të lejohen të përsërisin vitin ata nxënës që nuk kanë përvetësuar mirë njohuritë, por jo një gjeneratë e tërë.
Ministrja theksoi më tej se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Ndërsa, sa i përket maturantëve Shahini tha mund të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.
“Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t’i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet”, tha ajo.
Që prej fillimit të muajit mars, pas përhapjes së COVID-19, nxënësit dhe studenët zhvillojnë mësimin online.
1 thought on “VIDEO/ Besa Shahini ka deklaruar se nëse shkollat nuk hapen brenda Majit, viti shkollor do të shtyhet me një muaj.”