Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png
Video –> Kliko ketu
Besa Shahini ka deklaruar se nëse shkollat nuk hapen brenda Majit, viiti shkollor do të shtyhet me një muaj.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se viti shkollor nuk do të përsëritet. Shahini sqaroi në një intervistë për “Report Tv” se do të lejohen të përsërisin vitin ata nxënës që nuk kanë përvetësuar mirë njohuritë, por jo një gjeneratë e tërë.

“Ne shpresojmë që do arrijmë të kthehemi në objektet shkollore para fundit të vitit shkollor se do ishte mirë të bënim 1 ose 2 javë para se të mbylljes viti shkollor. Ne po përgatitemi për cilindo skenar, edhe sikur mos të kthehemi në shkollë. Duhet ta mbyllim vitin shkollor, nuk duhet të përsëritim këtë vit shkollor. Edhe pse kemi prindër që na pyesim, rastet individuale edhe do i lejojmë por jo si gjeneratë e tërë. Testet e maturës do të realizohen.  Këto janë qëllimet, duhet të ecim përpara me këtë plan”, tha Shahini.

Ministrja theksoi më tej se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Ndërsa, sa i përket maturantëve  Shahini tha mund të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t’i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet”, tha ajo. 

Që prej fillimit të muajit mars, pas përhapjes së COVID-19, nxënësit dhe studenët zhvillojnë mësimin online.


SAMSUNG GALAXY A50


Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png
Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: