Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ishte e ftuar ditën e sotme në programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

Në lidhje me ngarkesën e nxënësve gjatë kësaj periudhe, si rezultat i metodave të reja të mësimdhënies për shkak të situatës së izolimit nga virusi, Shahini u shpreh se mësuesve iu janë dhënë instruksione që të marrin parasysh kushtet në të cilat po punohet.

Ardit Gjebrea: Zonja Besa po ankohen prindërit, po na i ngarkojnë shumë nxënësit me mësime. Çfarë po ndodh a është e vërtetë që ata po ngarkohen kaq shumë me mësime? Ndoshta ngaqë janë në shtëpi dhe nuk kanë pasur këtë mundësinë e të qëndruarit me fëmijën kaq shumë apo mos është ngarkesa më e madhe seç duhet, se kam përshtypjen se ju jeni impenjuar që të vazhdohet njësoj sikur jemi në shkollë, por kjo ka dhe bishtat më pas, si i bëhet që këtu ta rregullojmë pak këtë gjë?

Besa Shahini: Ne ju kemi dhënë instruksione mësuesve që të marrin parasysh kushtet në të cilat po punojnë dhe mos ngarkojnë nxënësit në të njëjtën mënyrë sikur po të ishim në shkollë.

Ardit Gjebrea: Nuk e bëjnë të gjithë!

Besa Shahini: Mësuesit kanë qenë të zellshëm dhe kanë kërkuar nga nxënësit, sidomos mësuesit që kanë bërë dhe leksionet, se nëse ke bërë një leksion dhe ke xhiruar veten, ti pret që nxënësi të ndjekë hapin. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestë nuk është fare problem, është problem për nxënësit që kanë mësues të ndryshëm dhe nëse ke disa mësues të ndryshëm dhe secili është më i zellshëm se tjetri, atëherë nxënësi nganjëherë është i mbingarkuar. Po është ajo që thatë dhe ju, që për herë të parë prindërit janë në të njëjtin ambient bashkë me fëmijët dhe po i shohin sa punë bëhet.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk i ndihmojnë dot?


Na ndiqni në Instagram: 286-2867472_images-in-collection-page-follow-us-on-instagram


Besa Shahini: Dhe nuk kanë mundësi t’i ndihmojnë!

Ardit Gjebrea: Jo vetëm nga kohë fizike, por edhe nga dija se kanë ndryshuar lëndët, mësimet, nuk i ndjekin dot.

Besa Shahini: Patjetër dhe sot ajo që mësohet në klasën e pestë nuk është mësuar para 20 viteve në klasën e pestë, po është mësuar në klasën e shtatë, kështu që ne jemi bërë më kërkues dhe prindi e ka më të vështirë që të ndjekë hapin. Nga sondazhet që kemi bërë, pjesa kryesore e prindërve nuk e ka arsimin e lartë, pra diku mbi 70 % e prindërve kanë arsimin e mesëm ose më pak, pra nuk presim nga prindërit që të kenë mundësi ti ndihmojnë fëmijët. Kjo është arsyeja që i kemi shtyrë mësuesit që të kenë komunikim me nxënësit, por gjithmonë duke patur kujdes që të mos i mbingarkojnë./tvklan.al

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.