QYTETARI – PSIKOLOGJI

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Qytetari-Psikologji, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Qytetari-Psikologjisë, Matura 2020

Ky test përfshin pyetje nga lënda e qytetarisë dhe psikologjisë. Për këtë arsye testi është i ndarë në dy pjesë, ku secila prej tyre zë 50% të pikëve totale të testit.

Pjesa I Qytetari

Kjo pjesë e testit përmban 10 pyetje me alternativa dhe 10 pyetje të hapura, të cilat do të testojnë njohuritë dhe aftësitë themelore që synohen të arrihen në këtë lëndë duke u bazuar në kërkesat e programit orientues të Maturës Shtetërore.

Pjesa II Psikologji

Edhe në këtë pjesë të testit do të jenë 10 pyetje me alternativa dhe 6 pyetje me shtjellim që do të testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në lëndën e psikologjisë. Hartimi i testit për lëndët qytetari – psikologji mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të testit qytetari – psikologji bazohet në:

  • programin e lëndës së qytetarisë bërthamë për klasën e 10-të;
  • programin e lëndës së psikologjisë me zgjedhje për klasën e 12-të.

Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të qytetari – psikologjisë. Specialistët e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kësaj lënde, nuk mund përfshijnë në testim çështje mësimore të cilat nuk janë parashikuar në programin orientues të Maturës Shtetërore.

Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja. Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues. Kompetencat që janë testuar në provimin e qytetari – psikologji për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

  • përshkruan tiparet e personalitetit;
  • identifikon parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
  • identifikon rolet e mësuesit në shkollë;
  • përcakton funksionet e reklamës;
  • liston nënfushat e psikologjisë.

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

  • shpjegon strategjitë e mbrojtjes nga stresi;
  • analizon funksionet e ligjit;
  • shpjegon detyrat e shtetit ndaj shëndetit të qytetarit;
  • analizon karakteristikat e emocioneve;
  • klasifikon llojet e sinjaleve

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

  • interpreton llojet e inteligjencës;
  • interpreton drejtimet e psikologjisë mbi sjelljen

Struktura e testit

Testi i qytetari – psikologji ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

  • 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
  • 16 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh

Testi për lëndën e qytetari – psikologji ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

QYTETARI

 

NR.

 

TEMATIKAT

Pesha

%

Nr. pikëve Niveli I-40% Niveli II-40% Niveli III-20%
1 Ligji 8 3 2   1
2 Kushtetuta 7 3 1   2
3 Të drejtat e njeriut 14 4 2 1 1
4 Arsimimi 11 3 2 1  
5 Shëndeti 8 3 2 1  
6 Mjedisi 8 2   2  
7 Konsumatori 12 3   3  
8 Puna dhe e drejta e punës 8 2   2  
9 Siguria në rrugë 12 3 2 1  
 

10

E drejta për informim dhe ligj për medien  

8

 

3

   

1

 

2

11 Bashkëjetesa në komunitet 4 1 1    
TOTALI 100 30 12 12 6

PSIKOLOGJI

 

NR.

 

TEMATIKAT

Pesha

%

Nr.

pikëve

Niveli

I – 40%

Niveli

II – 40%

Niveli

III – 20%

1 Ligji 10 3 3    
2 Kushtetuta 28 8 3 5  
3 Të drejtat e njeriut 22 6 1 4 1
4 Arsimimi 22 7 4 2 1
5 Shëndeti 18 6 1 1 4
TOTALI 100 30 12 12 6

Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh.

Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të qytetari – psikologji hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në të gjitha tematikat.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një situatë. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: