Matura 2020/ Ja cfarë do përmbajë provimi i Kimisë !

KIMI                      

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Kimisë, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Kimisë, Matura 2020                    

Kimia si lëndë shkencore i ofron nxënësit mundësi të zhvillojë aftësi për të:

  • kuptuar dukuritë kimike natyrore,
  • shpjeguar ligjet që veprojnë në fushën e saj,
  • dalluar diversitetin e substancave kimike,
  • kryer hulumtime rreth përbërjes dhe vetive të substancave,
  • zbuluar ndërvarësinë e vetive kimike të çdo substance nga përbërja kimike e saj,
  • njohur dhe zbatuar një serë procesesh teknologjike kimike, si ato që kanë të bëjnë me prodhime substancash, lëndësh larëse, barnash të ndryshme, kozmetika, plastika të shumëllojshme apo dhe procese të tjera si nxjerrje metalesh e përgatitje lidhjesh metalike, prodhime të substancave duke harxhuar energji dhe
  • shpjeguar, analizuar dhe përdorur metoda të ndryshme për zgjidhjen e ushtrimeve e problemave, në të cilat janë zbatuar njohuritë teorike
  • studiuar dhe kuptuar si realizohen një sërë reaksionesh kimike (metabolike) te njerëzit, bimët dhe kafshët.

Pra, kimia është shkenca që studion përbërjen dhe vetitë e substancave përbërëse të botës së gjallë dhe jo të gjallë, si dhe ligjet kimike që lidhin vetitë me përbërjen kimike të substancave.

Hartimi i testit për lëndën e kimisë mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore. Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së kimisë bazohet në:

  • programet e lëndës së kimisë bërthamë për klasën e 10-të;
  • programet e lëndës së kimisë bërthamë për klasën e 11-të;
  • programin e lëndës së kimisë me zgjedhje për klasën e 12-të.

Bazuar në programin orientues, përmbushja e kompetencave të fushës dhe kompetencave kyçe që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës, arrihet nëpërmjet 2 tematikave kryesore:

  • diversiteti
  • ndërveprimet.

Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kimisë.

Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja.

Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues. Disa nga kompetencat që janë testuar në provimin e kimisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

  • njehson masën atomike të krahasuar të një elementi duke njohur përqindjen e përhapjes në natyrë të izotopeve dhe anasjellas;
  • përshkruan nivelet dhe nёnnivelet energjetike për katër shtresat e para elektronike;
  • përcakton numrin e nëniveleve energjetike në një nivel energjetik;
  • tregon numrin e elektroneve qe vendosen te nёnnivelet s, p, d , f
  • përshkruan format e orbitaleve s dhe p;

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

  • analizon vendosjen e elementeve në tabelën periodike, vetitë e tyre, duke përdorur konfigurimin elektronik;
  • përshkruan tabelën periodike si një sistem për të klasifikuar elementet dhe për të parashikuar përdorimin dhe vetitë e tyre;
  • krahason vetitë e elementeve të grupeve IA, IIA, VII A,VIII A dhe tregon se vetitë e tyre varen nga shtresa e jashtme elektronike e atomeve përkatëse;

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

  • shpjegon formën gjeometrike dhe këndin e lidhjes në molekulat, me anë të teorisë sё VSEPR-it (teoria e shtytjes së çifteve elektronike të shtresës valentore), në rastet kur atomi qendror ka 2-4 çifte elektronike;
  • interpreton acidet dhe bazat sipas teorisë Bronshtet-Lourit duke përfshirë përdorimin e koncepteve acid-I baze-I, acid-II baze-II.
  • interpreton forcën elektromotore të elementeve galvanikë duke shfrytëzuar të dhëna të tabelës së potencialeve elektrodike standarde;
  • gjykon mbi produktet që çlirohen gjatë elektrolizës së elektroliteve nё gjendje të shkrirë apo të tretur;
  • shkruan barazimin e përgjithshëm të elektrolizës, kur elektroliti është në gjendje të shkrirë apo të tretur;
  • parashikon reaksionet e mundshme dhe aktivitetin e mundshëm të elementeve nga pozicioni i tyre në tabelën periodike;

Struktura e testit

Testi i kimisë ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

  • 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
  • 10 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh

Testi për lëndën e kimisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

  NIVELET
 

NR.

 

TEMATIKAT

 

Pesha %

 

Nr. pikëve

Niveli I – 40% Niveli II – 40% Niveli III – 20%
1 Diversiteti 46 26 11 11 4
2 Ndërveprimi 54 34 13 13 8
TOTALI 100 60 24 24 12

Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh.

Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të kimisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një grafik, një strukturë, një figurë apo një model hapësinor. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.