Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shoqatat e mësuesve në Suedi, Zvicër kanë faqet e tyre të internetit ku mund të gjeni materiale shumë të përshtatshme për punë të pavarur në shtëpi

Shumë vende mbyllen shkollat për shkak të COVD19. Çfarë do ndodhë me mësimin? A kanë mundësi prindërit të motivoj fëmijët e tyre për mësim? Është kjo një sfidë kalimtare kur duhen përpjekje. Nga konsultimi me literaturën aktuale po japim disa pika orientuese për prindërit shqiptarë në diasporë Secili prind dëshiron ta ndihmon fëmijën e tij në këto rrethana jo normale.

Për të interesuarit po japim disa rekomandime:

1. Temat mësimore Kur është e mundur prindërit duhet të pyesin në shkollë lidhur me temat dhe materialin mësimor të cilin fëmija duhet ta përsëritë apo t’i mëson.

2. Materiali mësimor Materiali mësimor shtesë të sigurohet, tekstet respektivisht temat e veçanta nga tekstet mësimore, në konsultim me mësuesen/in.

3. Koha e mësimit Prindërit mund ta ndajnë kohen për mësim duke e ndërlidhur me aktivitete tjera rekreative në shtëpi. Të paktën, të përsëritën ato që nxënësi i ka mësuar. Kjo e ndihmon mos harresën dhe bazën për mësim te ri. Asnjëherë nuk duhet ngarkuar fëmijën, gjithnjë pauza rekreative, mundësisht. Aq sa është e mundur pa e dëmtuar motivimin. Bisedoni me fëmijën pa imponim rreth materialit mësimor, kjo e ndihmon atë.

Lexoni së bashku, pyetni dhe kërkoni fjalë të reja. Mos u përpiqni të mbani rend ore mësimore, sa më spontan dhe pa imponim.

4. Lojë dhe mësim Zgjidheni ndonjë lojë e cila e ndihmon mësimin. Te nxënësit e Ciklit të Ulët të fillores kjo është më e lehtë. Secili fëmijë ka lodrat e tij, ato mund të ndihmojnë në motivim. Bie fjala, konstruktimi i një objekti, simulimi i të folurit të figurave gjatë lojës duke e lidhur me mësimin dhe rrethanat.

5. Tregime dhe përralla Mund të përsëritën tregimet e mësuara, tregimet figurative ku mund të ngjyrosë fëmija ose të shkruan fjali në të dy gjuhët. Përrallat të përsëritën dhe tregohen disa herë, kjo e ushtron të folurit dhe koncentrimi

6. Renditja e materialeve, ka rëndësi mbajtje fletëve nga fëmija sipas radhës. Ato mund t’i përsëritë dhe kjo ka rëndësi të madhe në vetëbesimin e tij për mësime të reja.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.