December 5, 2023

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Në një lajmërim të bërë javës që kaloi thuhej se shkollat do të nisnin në datën 23 Mars. Por siuata ende nuk është e qetë dhe nuk dihen të gjitha rastet që janë infektuar me këtë virus. Për këtë arsye  ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë këtë lajëmrim në facebook:

“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se është e nevojshme që kur të kthehemi në shkolla, të bëjmë një përsëritje të shpejtë, por ngaqë një pjesë të madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit, por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme që të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes. Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha Shahini.

Gjithashtu mbrëmjen e sotme, Kryeministri Edi Rama në emisonin Open, deklaroi se hapja e shkollave do të shtyhet dhe urdhëri zyrtar do të dalë ditën e nesërme.

Burimi: the-living-media.com/

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d