Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Mesa duket kjo është pyetje që i ka shkuar më shumë, ministres, e cila ka kërkuar që në RTSH të caktohet edhe një orë shtesë vetëm për nxënësit e klasave të 12-ta. Gjatë një orë do të ketë leksione matematike, kimie dhe biologjie.

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përsëritur edhe njëherë se provimet e Maturës Shtetërore nuk do të shtyhen për shkak të 2 javëve pushim që kanë marrë shkollat në kuadër të planit të masave për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

Mesa duket kjo është pyetje që i ka shkuar më shumë, ministres, e cila ka kërkuar që në RTSH të caktohet edhe një orë shtesë vetëm për nxënësit e klasave të 12-ta. Gjatë një orë do të ketë leksione matematike, kimie dhe biologjie.

PJESË NGA VIDEOJA:

PYETJE: A do të vazhdojë kjo nismë përtej datës 23 mars?

BESA SHAHINI: Jemi në diskutime me RTSH, për të vazhduar me dy oraret edhe në vazhdim.

PYETJE: A do të shtyhet testimi i maturës?

BESA SHAHINI: Për momentin nuk kemi arsye ta mendojmë se duhet të shtyhet. Jemi në shtëpi dhe është kohë shumë e mirë për të përsëristur. Kërkuar edhe një orar shtesë edhe për maturantët. Do kemi leksione të matematikës, kimisë dhe biologjisë, pasi konsiderohën si më të vëshirat nga vetë ata. Mos harroni nga ora 13.30-14.30 nga e hënë deri të premten do të keni një orar shtesë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.