
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Nisur nga fakti se të moshuarit kanë qenë më të pabindur për të zbatuar vetëkarantinimin, edhe pse janë më të rrezikuarit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se atyre do t’u ndalohet me detyrim dalja jashtë shtëpisë. Një masë shumë e vështirë, shprehet kryeministri Edi Rama, por e domosdoshme për të parandaluar një bilanc të rënduar. Të gjitha blerjet jetike do të duhet të bëhen nga fëmijët e tyre, e ndërsa për ata që i kanë jashtë qytetit do të kujdeset Bashkia dhe qeveria.
“Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët! Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!