
Shkarko udhëzimin zyrtar – Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201
Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !
Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Urdhrit të MASR-së, nr. 591, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, më poshtë jepen disa udhëzime në lidhje me mësimin në kushtet e shtëpisë.
- Qëllimi i mësimit në kushtet e shtëpisë
Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.
- DPAP, DRAP-të dhe ZVAP-të
informojnë dhe shpërndajnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha shkollat çdo udhëzim dhe urdhër të MASR-së;
- sqarojnë drejtuesit e shkollave për format e ndryshme të mësimit në kushtet e shtëpisë (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video);
- përshtatin mësimin në kushtet e shtëpisë në varësi të specifikave të zonës së tyre;
- informojnë MASR-në lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.
- Drejtoritë e shkollave
- shkëmbejnë informacione nga burime zyrtare për COVID-19 dhe të mos ndikohen nga emocionet negative që shkaktohen nga keqinformimi, pasiguria dhe paniku;
- konsolidojnë formën dhe mënyrën e komunikimit në grup të mësuesit me nxënësit dhe prindërit e tyre (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video);
- hartojnë një plan pune (kalendar) ku përcaktojnë:
- përmbajtjet mësimore që mësuesit do t’u rekomandojnë nxënësve (sipas specifikave të lëndëve), bazuar në programin mësimor dhe në planifikimin e periudhës;
- orarin e komunikimit të secilit mësues me prindërit e nxënësve dhe nxënësit (e arsimit të mesëm të lartë);
- publikojnë në web-in e shkollës përmbajtjet mësimore (video-selfie) të rekomanduara nga mësuesit, sipas temave mësimore;
- informojnë ZVAP-në përkatëse lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.
- Mësuesi
- komunikon rregullisht me nxënësit dhe prindërit e tyre dhe me drejtuesit e institucionit arsimor që nxënësit duhet të jenë të angazhuar për mësimet edhe në kushtet e shtëpisë;
- zbaton planin e punës (kalendarin) të hartuar nga drejtoria e shkollës;
- formën dhe mënyrën e komunikimit në grup me nxënësit dhe prindërit e tyre (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video ) për komunikimin e përmbajtjeve/temave mësimore;
- përcakton përmbajtje mësimore (video-selfie) që do t’u rekomandojnë nxënësve duke respektuar planin mësimor të lëndës së tyre për klasën përkatëse;
- jep udhëzime në grupin e krijuar në lidhje me përvetësimin e përmbajtjes mësimore nëpërmjet mesazheve dhe videove të përgatitura prej tij;
- u përgjigjet pyetjeve që i adresojnë nxënësit në lidhje me përmbajtjen/temat mësimore;
- jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, kuizze etj. për përmbajtjen/temën mësimore përkatëse në varësi të specifikave të secilës lëndë;
- bën kujdes të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani;
- informon drejtorinë e shkollës lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.
- Nxënësit
- angazhohen për kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesit e tyre;
- u adresojnë pyetje mësuesve të tyre për vështirësitë dhe paqartësitë që mund të kenë në lidhje me përmbajtjet/temat mësimore të rekomanduara;
- ndjekin videot dhe mësime online të sugjeruara nga mësuesit e tyre;
- mund të dërgojnë detyra/ushtrime/punime të ndryshme të kryera prej tyre gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi për të marrë komente nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë.
- Prindërit
- të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës;
- të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës;
- të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.
- Maturantët
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj të internetit dy botime, të cilat i gjeni në linkun më poshtë:
Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !
Shpërndajeni këtë faqe me shokët e klasës në Whatsapp ose në Facebook që të informohen. Klikoni tek ikonat: