Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

15 mijë studentë janë regjistruar në universitet në raundin e parë. Në disa degë si mjekësia e përgjithshme dhe arkitektura janë ezauruar të gjitha kuotat.

Mjekësia e përgjithshme, mamia dhe arkitektura nuk do të kenë asnjë kuotë bosh në raundin e dytë të regjistrimeve. Po ashtu degë si stomatologjia, farmacia dhe infermieria do të kenë shumë pak vende të lira për maturantët.

Arjan Xhelaj: Stomatologjia ka vetëm 1 kuotë, farmacia 7, infermieria 2. Regjistrime të mira ka pasur dhe në Universitetin e Tiranës. Por ende ka më shumë kuota se sa studentë.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se maturantët mund të informohen në portalin U-Albania për kuotat e lira.

Arjan Xhelaj: Çdo vit kemi pasur 7-8 mijë kuota më shumë sesa maturantë. Por duhet parë se ku janë këto vende bosh.

Aplikimet për formularin A3 do të nisin më 19 shtator dhe zgjasin 3 ditë, ndërsa raundi i dytë i regjistrimeve fillon më 30 shtator.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

 

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: