Akademia e Sigurisë, Mema jep lajmin e mirë për aplikantët pa patentë

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema ka sqaruar me detaje gjithçka që duhet të dinë aplikantët për oficerë të policisë së Shtetit, si për ata që vijnë pas shkollës së mesme dhe ata që vijnë pas masterit.

Në News24, në rubrikën “Opinion”, Mema dha edhe një lajm të mirë për ata aplikantë që duan të bëhen pjesë e Akademisë por nuk përmbushin njërin kusht, që është ai i lejes së drejtimit të kategorisë “B”.

Mema tha se nga ky moment që ndodhej në News24, të gjithë ata që nuk e kanë patentën por që mund të jenë regjistruar në kurs, mund të regjistrohen pranë komisariateve. Ai sqaroi se e rëndësishme është që patenta të jetë në ditën e regjistrimit në Akademi, që është 1 tetori.


Të tjera lehtësira për aplikantët e rinj, çfarë ofrohet?
Në momentin që ata do të kualifikohen për të qenë student në Akademi për të ndjekur kursin, ata menjëherë i kanë të gjitha gratis, do të jetojnë në Akademi, do t’i nënshtrohen programit por duke jetuar aty, çka do të thotë se ata do të ushqehen dhe strehohen nga shteti për 6 muaj dhe përveç kësaj do të marrin një pagë minimale që është 8 mijë lekë të reja.

Cilat janë arsyet zoti Mema për marrjen e një numri të madh për patrullime të përgjithshme, pothuaj keni filluar çdo vit nga 100 ekselentë?
Për patrullën e përgjithshme policia ka pasur nevojë pasi disa vite përpara ne kishim gati 2 mijë policë më pak se sa limiti i përgjithshëm i policisë që duhet të kishte policia shqiptare që është raporti midis policisë dhe numrit të popullsisë. Ka të bëjë dhe me territorin dhe me zonat e vështira urbane. Përveç kësaj ne kemi dhe një nga shërbimet e rëndësishme që është policia e kufirit që ka nevojë për shtim të numrit të patrullave ndaj edhe këto vite është shtuar numri. Përveç kësaj ka pasur edhe një problem tjetër. Policia shqiptare ka pasur moshën mesatare shumë të lartë dhe ne ishim të detyruar që të fusnim të rinj për arsye të uljes së moshës së policisë në tërësi dhe duke zbatuar disa politika të pensioneve të parakohshme me ata që ishin në moshë dhe që kishin grada të ulëta që janë inspektorët pra patrullat e përgjithshme. Përsëri ne kemi nevojë që në muajin tetor të marrim 500 kursantë të tjerë, që do të thotë pas 9 muajsh do të dalin inspektorë të patrullës së përgjithshme, pasi policia ka nevojë për shtimin e numrit të saj.

Nëse do të marrim një nga shërbimet që unë e thashë që është shumë i rëndësishëm që është kufiri, ka vazhduar që të ketë hapje të pikave të kontroll kalimeve Shqipëria por nuk ka vazhduar të rritë numrin e punonjësve të policisë. Pasi numri i punonjësve të policisë ka të bëjë dhe me strukturën, me buxhetin me limitin që rritet me vendim qeverie dhe policia nuk ka pasur mundësi t’i mbulojë. Meqenëse mbaron afati i aplikimit për patrullë lehtësia për ta është kjo që pavarësisht se ata mund të mos e kenë patentën që iu duhet, ata do të jenë të toleruar që këtë ta marrin deri ditën që regjistrohen në akademi. Pra nuk e kanë tani, mund të jenë refuzuar nga komisariatet, por tani të gjithë aplikantët duhet të venë dhe të thonë që ne këtë leje drejtimi që është kusht ligjor, do ta marrim një ditë para se të regjistrohemi në Akademi, që është data 1 tetor. Deri atëherë ata do ta kenë këtë lehtësi. Nga ky moment.

Me interes është të dihet se si vijohet pasi aplikohet?
Faza e parë e aplikimit është njësoj, si për ata që janë pas mbarimit të masterit dhe si ata që vijnë për patrullë të përgjithshme. Të gjithë shkojnë në komisariatet ku kanë lejen e banimit dhe atje paraqiten dhe marrin një formular ku janë të gjitha të dhënat që duhet të plotësojnë përpara një oficeri policie në Komisariat. Në faqen e policisë njihen me dokumentet. Në komisariat plotësohen dokumentet. Dokumentet vijnë në Akademi, bëhet seleksionimi, cilët i plotësojnë kriteret dhe pastaj fillon aplikimi i testeve që bëhen në akademi. Ata që kanë kaluar fazën e parë, do të bëjnë testin e parë, testin teorik.

Testi teorik është një test që iu bëhet për programin e shkollës së mesme dhe nuk e bën Akademia por Ministria e Arsimit. Ajo e përgatit testin dhe vjen i mbyllur e hapet në sallë. Testi bëhet vetëm me skaner dhe përgjigjen e marrin në vend. Aty bëhet rreshtimi në bazë të pikëve dhe ne marrim sasinë e atyre që kanë kaluar numrin e pikëve dhe që mund të jenë më shumë se sa është numri që ne duhet të marrim në Akademi. Pjesa tjetër skualifikohet dhe ne bëjmë testin fizik. Në momentin që bëhet testi fizik i nënshtrohet kontrollit dhe kush nuk e kalon s’kualifikohet. Intervista ose testi psikologjik është i fundit dhe të gjitha këto kanë pikët e tyre.

A ka kapacitete Akademia e Sigurisë?
Akademia është një nga institucionet arsimore që është e kompletuar. Ka kushte shumë-shumë të mira. Nuk është vetëm fjala për anën e akomodimit por e pedagogëve, bazës materiale, terrenet sportive, terrenet e taktikës.

Çfarë ndodh gjatë qëndrimit në Akademi?
Kush vjen në Akademi quhet kursant dhe merr vetëm 8 mijë lekë të reja dhe ka gratis ushqimin, veshjen dhe fjetjen. Ata nuk e kanë statusin e oficerit të policisë sepse këtë status e fitojnë në momentin që certifikohen në Akademi. Sepse jo të gjithë ata që vijnë aty certifikohen. Gati një 10% nuk e arrin dot. Sepse nuk marrin detyrimet.

Akademia e Policisë e Sigurisë ka një regjim të tillë, çdo kursant vjen të dielën në darkë dhe ikën të premten në drekë në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve ka një orar veprimi që fillon që në mëngjes, gjatë gjithë ditës ka program dhe është shumë rigoroz. Familjarët mund të vijnë t’i takojnë në kohën e pushimit, kemi ambiente.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png


Maturantë dhe kandidatë për Universitet, duke ditur tashmë që data e fundit e aplikimeve për Universitet (RAUNDI 1) është 5 Gusht 2019, ne ju sygjerojmë disa programe studimi të preferuara nga maturantët dhe studentët e viteve të shkuara.
Universiteti Qiriazi me eksperiencë 12-vjeçare në arsimin e lartë ofron programe studimi të akredituara për vitin akademik 2019-2020:

Në ciklin e parë të studimeve Bachelor:
Fakulteti i Ekonomisë
1. Menaxhim Biznesi
2. Financë
Fakulteti i Drejtësisë
1. E Drejtë Biznesi
Gjithashtu ofron dhe programe studimi 2-vjeçare për maturantët dhe kandidatët me mesatare nën 6.5:
Teknologji Ushqimore
1. Teknologji të Produkteve Bimore
2. Teknologji të Produkteve Shtazore
3. Teknologji e Pijeve dhe Ujit
Teknologji Informacioni
1. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
2. Elektronikë
3. Web Design

Të gjithë Maturantët që regjistrohen në një nga Programet e Studimit gjatë Raundit të Parë, përfiton 10% zbritje në tarifën e studimit.

Për më tepër informacion kontaktoni: Universiteti Qiriazi
Email: sekretaria@qiriazi.edu.al
Web: http://www.qiriazi.edu.al

Fillo sot, të ndryshosh të ardhmen !
#universitetiqiriazi #fillosottendryshoshteardhen #qiriazi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.