Matura Shtetërore 2018, miratohet rregullorja

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Të gjithë nxënësit që ndjekin studimet në vitin e fundit të shkollës së mesme, tashmë mund të njihen me Rregulloren për Zhvillimin e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë.

Kjo e fundit ka marrë miratimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë pas firmosjes së Urdhrit nr.672 nga vetë ministrja Lindita Nikolla.

Sipas rregullores, provimet e maturës zhvillohen vetëm me shkrim për të gjithë ata që kanë mbyllur me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme, ndërkohë nxënësit që kanë marrë më pak se 20% të pikëve të testit konsiderohen mbetës.

Në testimet e Maturës Shtetërore 2018, kanë të drejtë të hyjnë maturantët që kanë bërë plotësimin e formularit A1 apo A1Z që do të miratohen nga MASR brenda datës 9 mars të këtij viti.

Më tej, Ministria e Arsimit do të publikojë në portalin e saj si dhe në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, formularët A1 dhe A1Z si dhe udhëzuesin e plotësimit online të tyre brenda datës 12 mars 2018-të.

Po në këtë afat, do të shpallet edhe udhëzuesi i plotësimit online të bazës së të dhënave nga KShMSh-ja në portalin “Matura Shtetërore” si dhe në portalin “Maturanti”. “Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në Portalin Qeveritar e-albania në periudhën 15-30 mars 2018, dhe më pas, në portalin “Matura Shtetërore 2018″, në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas një plani kalendar të publikuar nga QShA-ja.

Në periudhën 11-20 prill 2018, Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore dhe Komisioni i Maturës Shtetërore pranë drejtorive apo zyrave arsimore plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhëzuesit të dërguar nga QShA-ja.”,-citohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2018-të.

Në të gjitha ato raste kur të dhënat mund të mund të kenë gabime, maturantët kanë mundësinë që të dërgojnë vërejtjet e tyre për pasaktësitë e deri në 30 prill 2018-të bëhen të gjitha korrigjimet e nevojshme në sistem.

Plotësimi i formularëve

Maturantët e vitit mësimor 2017-2018, do e plotësojnë formularin A1 në shkollat e arsimit të mesëm ku ndjekin studimet.

“Plotësimi i formularit A1Z, nga maturantët e viteve të mëparshme (kandidatët), bëhet në shkollat ku ata kanë kryer arsimin e mesëm të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSh-ja sipas vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar, është mbyllur”,-bëhet me dije në rregullore.

Këta kandidatë duhet të dorëzojnë pranë KMSH-së një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë; vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi; certifikatën e Maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.

Ndërkohë, plotësimi i formularit AlZ nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, bëhet në shkollat e përcaktuara nga KMSh-ja e DAR/ZA-së.

Më tej në rregullore theksohet se për shkollat profesionale dhe shkollat e mesme të orientuara, në rastet kur kandidati ka fituar dëftesën e pjekurisë, si provime të detyruara njihen: letërsia dhe matematika (nëse janë dhënë dhe janë fituar); ose një ose dy nga provimet në mungesë të tyre, sipas planit mësimor të shkollës.

Gjithashtu, në nenin 15 të rregullores theksohet se kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme, rezultatet janë më të ulëta se 4.50 e në rastet kur maturantët e kanë dhënë më shumë se një herë një lëndë apo ato me zgjedhje, iu njihet vetëm rezultati i fundit.

Dita e testimeve

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme, si: laps, vizore, kompas, makinë të thjeshtë llogaritëse.

Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit, para kohës së përfundimit të provimit.

Bëjeni Share që të informoni shokët:  Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.