SQARIM PER MATURANTET.

Ky postim eshte i vitit te shkuar dmth per maturen 2017. Mqs permban shume udhezime te cilat edhe kete vit mund te jenë te njejta, menduan qe ta postojme per ju.

Përgatitjet për provimet e maturës tashmë kanë hyrë në fazën finale, pasi në mbyllje të javës së ardhshme, përkatësisht në datën 23 qershor, maturantët do të kalojnë edhe provën e fundit, që janë dy provimet me zgjedhje.

Testi për secilin nga dy lëndët me zgjedhje do të ketë në përmbajtje 20 pyetje, të kombinuara në mënyrë të barabartë ndërmjet kërkesave që kërkojnë përgjigje me alternativa dhe atyre me shtjellim, ku sipas skemës së vlerësimit të përcaktuar nga MAS do të vlerësohen në total me 40 pikë. Për të qenë kalues në secilin prej këtyre provimeve, maturanti duhet të sigurojë me përgjigjet e dhëna detyrimisht 8 pikë, nga 40 që vlerësohet testi në total.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (ish-AKP), ndryshe nga vitet e shkuara, pjesa dërrmuese e maturantëve që do të konkurrojnë për shkollat e larta gjatë këtij viti, kanë preferuar që si lëndë me zgjedhje të japin Qytetarinë dhe Anglishten.

Kërkesat kanë qenë të shumta edhe për lëndët e tjera të profilit shoqëror, siç janë Historia, Gjeografia, etj. Ekspertë këshillojnë që gjatë kësaj jave përgatitore të mbetur, maturantët të ndalen më shumë në temat që kanë edhe përqindjen më të lartë, pasi shumë pyetje të testit do të jenë rreth tyre.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar temat kryesore dhe ndikimin në përqindje që do të ketë secila prej tyre në përmbajtjen e testit të datës 23 qershor.

Për 7 gjuhët e huaja që do të jepen si provime me zgjedhje, testi do të jetë i nivelit B2, ndryshe nga sa ndodhi në rastet kur këto lëndë u dhanë si provime të detyruara, testet e të cilave ishin të një niveli më të lehtë B1. Ndërsa struktura e testit të letërsisë së thelluar dhe gjuhës-shqipe do të ndahet në dy pjesë, të identifikuara nëpërmjet një teksti letrat dhe një teksti joletrar, rreth të cilave do të ndërtohen të 20 pyetjet që duhet të plotësojë maturanti.

Këto dy tekste letrare do t’u takojnë gjinive të ndryshme (prozë, poezi, ose dramë). Fragmentet për të dyja tekstet do të merren nga veprat e detyruara për t’u lexuar, lista e të cilave ndodhet e detajuar në vijim të shkrimit.

Autoritetet e MAS shtojnë më tej se për përgatitjen për provimin e letërsisë së thelluar, nxënësit duhet të kenë parasysh veprën në tërësi. Po sipas burimeve zyrtare të MAS, raporti i pyetjeve në teste do të jetë 40 për qind për nivelin nënmesatar, 40 për qind për nivelin mesatar dhe 20 për qind për nivelin mbimesatar.

Rastet kur penalizoheni

Krahas përgatitjeve, maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në rregullore për ditën e provimit, në mënyrë që të mos rrezikojnë hyrjen në testim, pasi në të kundërt humbasin të drejtën e konkurrimit për pranimet në shkollat e larta që do të zhvillohet përgjatë muajit korrik.

Maturantit nuk i njihet rezultati i provimeve me zgjedhje nëse:  “Përdor laps, stilolapsa me ngjyra, jo si ato të përcaktuara në rregullore, nëse ka hequr, ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), kur ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, kur vërtetohet kopja, si dhe kur është marrë masa e përjashtimit nga provimi”.

Edhe në rregulloren e këtij viti saktësohet se maturanti ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit pas përfundimit të të gjithave provimeve, me një kërkesë drejtuar Komitetit të Maturës Shtetërore. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të MAS. Ndërkohë që nuk do të ketë proces të rivlerësimit të testeve.

 Detaje

  • Sipas përcaktimeve të detajuara në rregulloren e Maturës Shtetërore 2017, provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë në rastet kur maturanti do testohet në dy lëndët e tij të preferuara. Ndërsa për mbetësit e viteve të shkuara që do të testohen në një lëndë, provimi do nisë më vonë.
  • Maturantët apo kandidatët që do të japin provim të Maturës Shtetërore njërën nga lëndët me zgjedhje, do ta fillojnë provimin në orën 10:00 për ta përfunduar atë rreth orës 12:00.
  • Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbaje 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pike gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë, sipas një skeme të përcaktuar.
  • Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë, të cilat i korrespondojnë notës 10. Për të qenë kalues në këtë provim, maturanti duhet të mbledhë nga përgjigjet e dhëna detyrimisht 8 pikë. Në të kundërt humbet garën e raundit të parë për pranimet në universitete. Kjo pasi duhet të presë sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish provimin ku kanë rezultuar mbetës.

 TEMAT QË KANË MË SHUMË NDIKIM PËR TË 30 LËNDËT ME ZGJEHDJE 

 Temat                         Përqindja

Biologji bërthamë

Kimia e jetës   7%

Biologjia qelizore        15%

Ekuilibrat në biosferë 8%

Mekanizmat e trashëgimisë   12%

Si funksionojnë gjenet             8%

Origjina dhe evolucioni i jetës            4%

Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja       8%

Të ushqyerit dhe tretja           8%

Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi    13%

Riprodhimi te njeriu   5%

Sistemi nervor dhe hormonal 12%.

 

Biologji e thelluar

Kimia e jetës   5%

Biologjia qelizore        10%

Metabolizmi qelizor    5 %

Fotosinteza      7%

Frymëmarrja qelizore             7%

Mekanizmat e trashëgimisë   10%

Si funksionojnë gjenet             5%

Anatomia, morfologjia dhe funksionet jetësore të bimëve 10%

Riprodhimi bimor       5%

Tretja  5%

Qarkullimi i lëngjeve 5%

Frymëkëmbimi            5%

Ekskretimi       5%

Mbështetja dhe lëvizja           5%

Riprodhimi shtazor     5%

Sistemi nervor dhe hormonal 6%

 

Ekonomi Bërthamë

Çfarë studion ekonomia?                                10%

Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut     19%

Konsumatori në ekonominë e tregut  3 %

Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij 11%

Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e Firmës  7%

Struktura e tregut       6%

Qeveria dhe ekonomia           11%

Paraja dhe institucionet financiare    6%

Treguesit kryesorë makroekonomik   16%

Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike 6%

Tregtia ndërkombëtare          5%

 

Ekonomi e thelluar

Qëllimet sociale të një ekonomie      3%

Kërkesa dhe oferta: si funksionojnë tregjet   17%

Sjellja konsumatore dhe maksimizimi i dobishmërisë           8%

Sipërmarrës i suksesshëm. Si të bëhesh i tillë!          3%

Prodhimi, produktiviteti dhe tregu i punës    13%

Analizë krahasuese e strukturave të tregut dhe rregullimi i monopolist      7%

Roli i qeverisë në ekonomi, një vështrim i gjerë       6%

Politika monetare dhe mekanizmi i transmisionit     17%

Njohuri të thelluara makroekonomike           17%

Bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese 3%

Zhvillimi ekonomik dhe varfëria 6%

 

Filozofi

Linja 1. Periudha helenik          15%

Linja 2. Periudha romake         10%

Linja 3. Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë  5%

Linja 4. Mesjeta dhe Rilindja  15%

Linja 5. Shekulli XVII     15%

Linja 6. Shekulli XVIII   15%

Linja 7. Shekujt XIX dhe XX      25%

 

Fizikë bërthamë

Kinematika      9%

Dinamika         15%

Forca dhe baraspesha 4%

Puna dhe energjia       10%

Termodinamika          9 %

Fusha elektrike            11%

Rryma elektrike          11%

Lëkundjet dhe valët    8 %

Magnetizimi    9 %

Optika valore  5%

Fizika moderne           9%

 

Fizika e thelluar

Lëvizja e grimcave në fushën e forcave         10%

Dinamika         16%

Puna e forcave dhe energjia mekanike          11%

Termodinamika          10%

Lëkundjet dhe valët    9%

Rryma elektrike          12%

Magnetizmi     10%

Optika valore. Vala dhe grimca         5%

Teoria speciale e relativitetit 6%

Fizika kuantike. Modeli planetar i atomit të H2         5%

Elemente të elektronikës        6%

 

Gjeografi bërthamë

Shkenca e Tokës          35%

Gjeografia rajonale e botës    25%

Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare         40%

 

Gjeografi e thelluar

Shkenca e Tokës          25%

Gjeografia rajonale e botës    15%

Gjeografia e Shqipërisë dhe trevave të tjera shqiptare         30%

Gjeografia e problemeve globale      30%

 

Gjuha angleze, frënge, gjermane, greke, italiane, spanjolle dhe turke  

Testi i gjuhës angleze me zgjedhje në nivelin gjuhësor B2 do të jetë i ndarë në 3 seksione, ku

testohen:

Të kuptuarit e një pjesë letrare, ose jo letrare                      40 %

Përdorimi i gjuhës që përfshin aspektet më të rëndësishme gramatikore dhe leksikore trajtuar në vitet e shkollës së mesme                                            40 %

Të shkruarit                                                                 20%

 

Histori Arti

Arti figurativ në Antikitet (3000 vjet p.e.s – 400 e.s) 10 %

Arti në Mesjetë (shekujt XI – XV)                    5 %

Rilindja Evropiane (shekujt XV – XVII)            10 %

Arti barok (shekujt XVII – XVIII)                       10 %

Arti i kohës së re (shekujt XVII – XX)               15 %

Arti në shekullin XX                                         15 %

Arti ilir dhe i qyteteve antike bregdetare      5 %

Arti bizantin                                                    5 %

Arti pas bizantin                                              5 %

Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare              5 %

Arti periudhës së Pavarësisë                          5 %

Arti i periudhës së pas Çlirimit (1945 deri më sot) 10 %

 

Histori Baleti

 Kërcimi në shoqërinë primitive                      3 %

Kërcimi në periudhën e Antikitetit                 3 %

Kërcimi në Mesjetë                4 %

Kërcimi në Rilindje                 10 %

Zhvillimi i baletit në Francë dhe Itali shek XVII-XVIII, Zhan Zhorzh Nover– Salvatore Vigano 5% Baleti në periudhën e Romantizmit Philip TalioniFani Elsler                       10 %

Krijimi i sistemit klasik evropian                                10 %

Zhvillimi i baletit klasik në shek. XX dhe reformat e para Moderne 10 %

Baleti bashkëkohor në Evropën Perëndimore                        10%

Teatri i baletit në Amerikë                                                     10 %

Tradita koreografike shqiptare                                  10%

Krijimi i Filarmonisë Shqiptare                                   10%

Baleti shqiptar                                                                        5%

 

Histori bërthamë

Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë            10 %

Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore           40%

Historia e shqiptarëve                                                            50%

 

Histori e thelluar

Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë  10%

Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore 41%

Historia e shqiptarëve  49%

 

Histori Muzike

 Muzika në Mesjetë                 5 %

Muzika në Rilindje                  8 %

Muzika baroke                        10 %

Muzika në klasicizëm              25 %

Muzika në romantizëm           37 %

Muzika në shekullin XIX- XX    10 %

Muzika shqiptare                    5 %

 

Kimia bërthamë

Kimia e klasës 10  

Struktura dhe vetitë e lëndës 30.5 %

Reaksioni kimik 12.5   %

Kimia e klasës 11

Struktura dhe vetitë e lëndës 27.5  %

Reaksioni kimik 15.5 %

Kimia e klasës 12

Struktura dhe vetitë e lëndës 14 %

 

Kimia e thelluar

Kimia e klasës së 10

Struktura dhe vetitë e lëndës me ndërtimi i atomit, periodiciteti dhe lidhja kimike 21.5%

Reaksioni kimik me ekuilibri kimik 9.5%

Kimia e klasës 11

Struktura dhe vetitë e lëndës mehibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, biokimia me 19.5%

Reaksioni kimik me elektrokimia, tipat e reaksioneve në kiminë organike 11.5%

Kimia e klasës 12

Struktura dhe vetitë e lëndës me uji dhe tretësirat ujore 5%

 

Gjuha shqipe dhe letërsia e thelluar  

Njohuritë gjuhësore

Leksikologji: Kuptimi i fjalëve, ngjyrimi emocional i fjalëve, si dhe dialektet dhe gjuha standarde.

Morfosintaksë: Klasat e fjalëve (pjesët e ligjëratës) dhe llojet e fjalive.

Stilistikë gjuhësore: Mjetet morfologjike të shprehësisë, figurat e sintaksës poetike: elipsa, lakonizmi, anafora,rendi i gjymtyrëve, shkallëzimi, enumeracioni, pyetja retorike. Figura tingullore: aliteracioni. Shprehësia tingullore: ritmi, rima, strofa. Organizimi tërësor i një teksti: titulli, paragrafi, hyrja, shtjellimi, mbyllja.

Të shkruarit: Ese përshkruese, ese bindëse dhe argumentuese.

Drejtshkrim: Drejtshkrimi i shkronjës së madhe, drejtshkrimi i fjalëve në gjuhën shqipe, si dhe përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit.

AUTORI VEPRA LETRARE

Sabri Godo Romani “Skënderbeu”.

Shekspir Tragjedia “Jul Çezari”.

Gjergj Fishta Poema “Lahuta e Malcis”.

Ismail Kadare Romani “Kronikë në gur”, Romani “Darka e gabuar” dhe “E penguara”

Fatos Kongoli Romani “Ne të tre”, romani “Lëkura e qenit”, romani “Jeta në një kuti shkrepësesh”, si dhe romani “Bolero në vilën e pleqve”.

Matematika e thelluar

Numri dhe veprimet me numra         6%

Matja              10%

Algjebra          10%

Funksioni         15%

Gjeometria      25%

Njehsimi diferencial e integral 20%

Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë 14%

 

Psikologji

Studimi i psikologjisë 10%

Biopsikologjia  31%

Zhvillimi          21%

Njohja              21%

Variacionet mes individëve dhe grupeve       17%

 

Qytetari

Ligji dhe ne     7%

Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut        7%

Familja                        8%

Shkolla             6%

Fëmijëria         8%

Rritja e fëmijës, ndryshimet   7%

Puna                8%

Mjedisi           9%

Shëndeti          8%

Ushqimi           7%

Konsumatori    7%

Siguria rrugore           9%

Informimi                    9%

 

Sociologji

Metodat e kërkimit sociologjik           10%

Kultura, individi, shoqëria       13%

Shoqërizimi                 9%

Devianca                     11%

Shtresimi gjinor dhe familja 11%

Raca dhe etniciteti      9%

Analiza sociologjike e besimeve fetare          10%

Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara     11%

9 Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore          9%

10 Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne     7%

 

Teknologji bërthamë

Teknologjia dhe sistemet teknologjike           5%

Komunikimi grafik                  45%

Materialet teknologjike          20%

Strukturat dhe mekanizmat    15%

Teknologjia e prodhimit         10%

Teknologjia e shërbimeve      5%

 

Teknologji e thelluar

Komunikimi grafik                  13%

Teknologjia e transportit        7%

Teknologjia e burimeve të energjisë 6%

Teknologjia e elektricitetit     6%

Teknologjia e mekanikës        6%

Teknologjia e ndërtimit          4%

Teknologjia ushqimore           4%

Teknologjia e bujqësisë          4%

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: