April 25, 2024

EKONOMI

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Më poshtë kemi publikuar nje material orientues për Maturantët rreth përmbajtjes së Provimit të Ekonomise, Matura 2020

Shkarkoje këtu – Përmbajtja e Tezës së Ekonomise, Matura 2020

Ekonomia si lëndë i ofron nxënësit mundësi që të zhvillojë të kuptuarit e organizimit dhe veçorive ekonomike të shoqërisë, domosdoshmërinë e përballimit të problemit të pamjaftueshmërisë së burimeve për të plotësuar nevojat e saj, të cilat jo vetëm janë të pakufizuara, por edhe shtohen, si dhe janë shumë konkurruese më njëra- tjetrën. Ky problem që e ka shoqëruar komunitetin njerëzor gjatë gjithë ekzistencës së tij në kuadër kombëtar, rajonal e botëror, ka mënyra të ndryshme të zgjidhjes. Hartimi i testit për lëndën e Ekonomisë mbështetet tërësisht në programin orientues të Maturës Shtetërore.

Programi orientues për përgatitjen e provimit të lëndës së Ekonomisë bazohet në Programin e lëndës së Ekonomisë për klasën e 12-të;

Bazuar në programin orientues, përmbushja e kompetencave ekonomike dhe kompetencave kyçe që një nxënës duhet të zotërojë përgjatë gjithë zhvillimit të lëndës, arrihet nëpërmjet këtyre tematikave kryesore:

  • Njohuri të Ekonomiksit;
  • Probleme të Mikroekonomisë;
  • Probleme të Makroekonomisë;
  • Ekonomia në praktikë.

Programi orientues i Maturës Shtetërore zbatohet me korrektësi nga specialistët dhe mësuesit e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të Ekonomisë. Specialistët e përfshirë në hartimin e pyetjeve të provimit të kësaj lënde, nuk mund përfshijnë në testim çështje mësimore të cilat nuk janë parashikuar në programin orientues të Maturës Shtetërore.

Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimet e Maturës Shtetërore, është e rëndësishme që herë pas here mësuesi të zhvillojë testime me nxënësit, me teste që mund t’i hartojë vetë duke u bazuar në modelet e testeve që publikon QSHA-ja. Në përgatitjen për përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues mund të përdoren tekstet mësimore të miratuara nga MASR-ja, si edhe materiale të tjera, që sigurojnë përmbushjen e rezultateve të të nxënit të programit orientues.

Disa nga kompetencat që janë testuar në provimin e Ekonomisë për Maturën Shtetërore 2019, të ndara sipas niveleve të vështirësisë, janë:

Rezultatet e të nxënit për nivelin e parë të vështirësisë:

  • Identifikon problemin ekonomik themelor;
  • Përshkruan mënyrën e zgjidhjes së tij nga sisteme të ndryshme ekonomike;
  • përcakton subjektet ekonomike;
  • identifikon burimet prodhuese të përdorura nga subjektet ekonomike;
  • identifikon aspekte të ndërthurjes së individit si konsumator, firmës dhe qeverisë.
  • Liston elementë, faktorë, veçori.

 

Rezultatet e të nxënit për nivelin e dytë të vështirësisë:

  • përcakton ndikimin e faktorëve në elasticitetin e kërkesës dhe ofertës së mallrave dhe shërbimeve në treg;
  • analizon ndikimin e faktorëve në elasticitetin e kërkesës dhe ofertës së mallrave dhe shërbimeve në treg;
  • analizon veçori të organizimit të bizneseve;
  • shpjegon aspekte të domosdoshmërisë së ndërhyrjes së qeverisë në ekonominë e tregut;
  • krahason forma të biznesit, struktura të tregut;
  • analizon politikat stabilizuese;
  • klasifikon aftësitë për sipërmarrje të

Rezultatet e të nxënit për nivelin e tretë të vështirësisë:

  • interpreton mënyrën e zgjidhjes së problemeve ekonomike nga sistemet ekonomike;
  • llogarit koeficiente të elasticitetit, ndërton grafikë, llogarit tregues të firmës bazuar në të dhëna;
  • argumenton nëpërmjet rasteve të dhëna, shembujt konkretë të ndikimit të institucioneve ekonomike në çdo aspekt të problemeve mikroekonomike dhe makroekonomike.

 

Struktura e testit

Testi i Ekonomisë ka në total 60 pikë, të cilat janë të ndara në këtë mënyrë:

  • 20 pyetje me alternativa, të cilat kanë një total prej 20 pikësh
  • 13 pyetje të hapura, të cilat kanë një total prej 40 pikësh

Testi për lëndën e Ekonomisë ndërtohet në mënyrë të tillë që të jenë të përfshira të tri nivelet e vështirësisë: niveli bazë (40%), niveli mesatar (40%) dhe niveli i lartë (20%). Njëkohësisht, edhe shpërndarja e pikëve në test bëhet në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel vështirësie.

Më poshtë paraqitet tabela e specifikimeve të testit, e cila tregon shpërndarjen e pikëve në bazë të përqindjes së tematikave në programin orientues dhe niveleve të vështirësisë.

Nr. Tematikat Pesha në % Nr.       i

pikëve

Nivelet
I– 40% II–40 % III– 20%
1 Çfarë studion ekonomia 6 4   3 1
2 Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut 15 11 2 5 4
3 Konsumatori në ekonominë e tregut 5 3 3    
4 Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij 5 3 3    
5 Prodhimi, kosto dhe të

ardhurat e firmës

8 6 1 4 1
6 Struktura e tregut 5 4   3 1
7 Tregjet e faktorëve të prodhimit 5 1   1  
8 Qeveria dhe ekonomia 7 4 3 1  
9 Paraja dhe institucionet financiare 5 3   3  
10 Treguesit kryesore makroekonomikë 12 7 4 1

 

1

2
11 Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike 4 3 2 1  
12 Tregtia ndërkombëtare 5 1   1  
13 Etika e Biznesit 5 4 3   1
14 Aftësi për sukses 4 1 1    
15 Financat personale 4 2 1 1  
16 Bëhu sipërmarrës 5 3 1   2
    100 60p 24p 24p 12p
             

Nxënësit duhet të kenë parasysh se tematika e cila ka numrin më të madh të orëve (peshën më të madhe) në programin orientues të Maturës Shtetërore, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pikësh. Pra, tematika “Kërkesa, oferta dhe çmimi i tregut” që zë 15 % të peshës së programit është përfaqësuar në test me 6 pyetje dhe 11 pikë, ndërsa tematika “Aftësi për sukses” ka 4% peshë në program është përfaqësuar me 1 pyetje dhe ka 1 pikë.

Llojet e pyetjeve

Pyetjet e testit të Ekonomisë hartohen mbi bazën e rezultateve të të nxënit dhe testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tematikat e paraqitura në programin orientues. Pyetjet që përdoren janë objektive dhe subjektive, të cilat testojnë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve pothuajse në të gjitha tematikat.

Në pyetjet subjektive përfshihen pyetjet e strukturuara, të cilat janë pyetje të hapura, por që e kërkojnë përgjigjen në formë të strukturuar, pasi dhe kërkesat e pyetjes janë të tilla. Përgjigjet e pyetjeve të tilla mund të jepen duke analizuar një situatë, ushtrim apo grafik. Në të tilla pyetje nuk supozohet që nxënësi të japë opinionet e veta, por të përpunojë informacionin nga të dhënat që jepen në pyetje.

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

KUJDES: Ndalohet kopjimi pa përmendur më parë burimin !

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading