evis-kushi

Për herë të parë qeveria do tu afrojë studentëve kredi për tu mundësuar atyre mbulimin e tarifave dhe kostin e jetesës gjatë studimeve të larta.  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë, tha se Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë negocion me bankat e nivelit të dytë që kredia studentore jepet pa kolateral fizik”.

“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë”,

Kushi theksoi se norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.

“Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve”.

Kushi tha se do të përfitojnë të gjithë studentët, por kusht për këtë është se kredia miratohet vetëm për një program studimi, për bachelor ose për master. Përfituesit do të përzgjidhen bazuar te vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) negocion me bankat e nivelit të dytë për kushtet e mëposhtme.

• Kredia studentore jepet pa kolateral fizik;

• kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi; • financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor; 

• shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë; 

• norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë. Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.

Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si:
1. vlera e kredisë,
2. ndjekja e studimeve në programet prioritare,
3. rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj.Efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023 -2024.

Burimi: Shqiptarja.com

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading