universiteti-640x480-2

E ndërsa maturantët po vijojnë me përgatitjet për provimet finale të Maturës Shtetërore 2023, universitetet nga ana tjetër kanë nisur të shpallin kriteret dhe kuotat e reja të pranimeve për çdo program studimi.

Përgjatë vitit të ri akademik, në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, Universiteti i Gjirokastrës do të pranojë 1590 studentë të rinj. Kuotat e miratuara janë jo vetëm për pranimet e reja në radhët e maturantëve, por edhe të kandidatëve që do të garojnë për të ndjekur një program të dytë studimi, kandidatët nga trojet, studentët me aftësi të veçanta, për kandidatët që duan të transferojnë studimet, etj. Ndarjen e plotë të kuotave për secilin program studimi e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Pranimi i studentëve në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm të përgjithshëm apo profesional që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu në këtë cikël studimi pranohen edhe ata kandidatë të cilët kanë fituar një diplomë të shkollës së mesme të fituar jashtë vendit për të cilën kërkohet njësimi nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Pranimi i studentëve për programet e para e ciklit të parë “Bachelor” kryhet nëpërjet Matures Shtetërore (portali U-albania).

Kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2023-2024 përllogariten 50 % nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore, si dhe 50 % grupë lëndëve bërthamë të përcaktuara nga secili program studimi (për të gjithë vitet ku shtrihen lëndët).

Burimi: Gazeta Dita

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2026

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading