December 6, 2023

Rritja e çmimeve po ndihet edhe nga studentët. Ata shprehen se po përballen me çmime të larta që rrjedhimisht rrisin shpenzimet e tyre dhe vështirësojnë jetën studentore.

“Është bërë rritja e çmimeve në majë dhe ne që jemi studentë kemi shumë probleme se nuk është se jemi në punë të gjithë. E kemi shumë të vështirë me këto rritjet e ccmimeve se rriten dhe ushqimet.
Tek produktet e shportës, por edhe këtu që vijmë për nevojat tona për të ngrënë e shikoj që janë rritur. Edhe rritja e naftës, është shumë e vështirë, nuk përballohet.”

Shumë studentë vijnë nga rrethet dhe jetojnë në konvikte, duke u financuar nga prindërit e tyre në mënyrë që të ndjekin studimet, dhe nisur nga ndryshimet e fundit, atyre u duhen më shumë para për të përballuar shpenzimet.

“Unë financohem nga prindërit dhe nuk punoj dot se jam në shkollë dhe duke u rritur kostoja është rritur edhe pagesa që më japin prindërit. Duke qenë se jemi nga rrethet ndikon negativisht se rritet edhe bileta. Marr ndihma nga familja që përsëri është më e dëmshme për ata se për mua se janë ata që punojnë.”

Kërkesën e shoqatës së transportit publik për dyfishimin e çmimit të biletës ata e shohin me shumë shqetësim. Krahas kësaj, i druhen edhe rritjes së çmimit të qirave.

Kërkesa e vetme e studentëve është që të merren masa, në mënyrë që situata të normalizohet dhe jeta e tyre të mos vështirësohet më tej.

Burimi: Vizion Plus

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d