Shpërndaje tek shokët që të informohen

Gjatë fjalës së saj në Kuvend Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi tha se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie. Ministrja tha se diplomat e Maturës Shtetërore këtë vit do të lëshohen deri në 5 korrik për maturantët që do të studiojnë jashtë vendit, si dhe deri në 15 korrik për të gjithë maturantët.

“Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve. Duke qenë se u konstatua se hartimi i testit ishte aspekti  më problematik, ne kemi vendosur që edhe hartimi të bëhet në kushte të larta sigurie. Këtë vit do të bëhet me metodën e Coeps, me mësuesit më të mirë.
Procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritur nga ministria e arsimit. Do të marrim masat që edhe vlerësimi i testeve të bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por brenda një kohe të shkurtër. Ne kemi vendosur dy data, brenda datës 5 korrik maturantët që duan të studiojnë jashtë do të kenë diplomat.
Në lidhje me qendrat e provimeve, edhe këtu kemi marrë masat, në mënyrë që të plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara qartë”, tha Kushi.

Burimi: rtsh.al

Leave a Reply