December 1, 2023

Matura shtetërore do të pësojë ndryshime të mëdha. Reforma nuk do të prekë maturantët e këtij, viti, ndërsa pas një muaji do të jetë gati drafti me propozimet se si duhet te jetë ky  proces.

Zv ministrja e arsimit Nina Guga njëherësh kryetare e grupit të punës për Maturën Shtetërore tregon për  A2 CNN disa nga propozimet për ndryshimet që do të pësojë ky proces. Matura mund të jetë vetëm provim mbyllës i shkollës se mesme duke rikthyer konkurset për hyrjen në Universitete, po shqyrtohen numri i lëndëve që do të jepen provim në mature si  dhe mënyra e hartimit të testeve.

Pas një procesi konsultimi dhe diskutimi, ndryshimet përfundimtare parashikohet të zbatohen në maturën 2024. Ndërsa  për këtë vit ministria synon forcimin e administrimit të provimit si  dhe të rikthejë mësuesit hartues për  tezat e maturës shtetërore.

Që pas vendosjes në 2006, matura shtetërore ka pësuar ndryshime në vite duke u shoqëruar edhe nga kritika e akuza  për keqadministrim të provimeve, fiktivitet të lartë notash, për teste  jashtë programit mësimor dhe për eksperimentim të vazhdueshëm ndaj nxënësve. Me reformën e re do të shihen edhe ndryshimet e mëdha që do të pësojë ky proces.

Burimi: A2 CNN

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d bloggers like this: