Provimet e Maturës Shtetërore 2022 do të zhvillohen nga data 9 qershor deri në datën 24 qershor. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet në 9 qershor 2022, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet më 11 qershor, provimi i matematikës do të zhvillohet në 17 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje në 24 qershor.

Na ndiqni në faqen tonë të Instagramit për njoftimet e fundit: https://www.instagram.com/matura.shteterore

Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: