Njoftim për formularin A1Z , datat 18-20 Gusht 2021

a) Njoftojmë të gjithë maturantët të cilët kanë mbetur në një, dy apo më shumë në provimet e Maturës Shtetërore 2020 dhe më herët, se në datat 18 gusht deri më 20 gusht 2021 do plotësohet formulari A1Z që shërben për t’u regjistruar për të dhënë provimin/et në Maturën Shtetërore 2021 sezoni dytë.
Nxënesit duhet të kenë me vete fotokopjen e kartës së identitetit ose pasaportës biometrike dhe dokumentin origjinal. Gjithashtu duhet të kenë akses ( account) tek portali e-albania, pasi është e vetmja mënyrë për t’u regjistruar.

b) Gjithashtu formularin A1Z mund ta plotësojnë edhe ata maturantë të cilët janë kalues në të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe duan të konkurojnë për Universitet në vitin akademik 2021-2022.
Këta maturantë duhet të kenë me vete:
1. Fotokopjen e kartës së identitetit ose pasaportës biometrike dhe dokumentin origjinal
2. Të kenë akses (account) tek portali e-albania pasi është e vetmja mënyrë për tu regjistruar.
3. Të kenë me vete fotokopjen e diplomës së maturës shtetërore dhe listën e notave.

Për informacione më të detajuara paraqituni në shkollë në datat e mësipërme.

SHËNIM: KJO ËSHTë MUNDËSIA E FUNDIT PËR T’U REGJISTRUAR

SHËNIM: NXËNËSIT TË CILËT GJATË KËTIJ VITI SHKOLLOR E KANË PLOTËSUAR NJËHERË FORMULARIN A1Z, NUK DUHET TA PLOTESOJNË PËRSËRI

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: