
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Drejtoresha e përgjithshme e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi, foli në “Wake Up” për testin duke thënë se testi i maturës do të jetë i përzier, pra do ketë pyetje me alternativa dhe me zhvillim.

“Do të jemi ekstremisht të kujdesshëm në çdo element të testit. Një pjesë e madhe të pyetjeve do të jenë në nivelin e parë dhe të dytë. Pra 80% e gjithë testit është në nivelin e parë dhe të dytë, lehtësisht mund ta marrin notën 8.
Është testi i përzier. Do kthehemi në variantet që janë kthyer në lloj tradite, me alternativa dhe me shtjellim. Në total janë 60 pikë dhe një maturant që të kalojë duhet të marrë 25 pikë. Nota 10 fillon te 53-pikëshi”, sqaroi Vrapi.
Burimi: Top Channel