December 5, 2023

Provimet e Maturës Shtetërore 2021 do të zhvillohen nga data 3 qershor deri në datën 15 qershor. Provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet në 3 qershor 2021, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet më 7 qershor, provimi i matematikës do të zhvillohet në 11 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje në 15 qershor. Secili provim ka një diferencë katër ditore nga tjetri.

Sipas udhëzimit, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta. Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.

Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë. Ndërkohë testi i gjuhës dhe letërsisë italiane hartohet nga Ministria e Arsimit italiane dhe dorëzohet brenda afatit në QSHA dhe provimi zhvillohet më 3 qershor, ndërsa testi i gjuhës frënge  përgatitet nga ambasada franceze dhe provimi zhvillohet në 25 maj në shkollat përkatëse.

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d