December 6, 2023

Edhe pas mbylljes së regjistrimeve të Raundit 3, universitetet publike vijojnë të raportojnë me mijëra kuota të lira. Autoritetet e dikasterit të Arsimit bëjnë me dije se do të ketë sërish regjistrime të reja për plotësimin e këtyre kuotave, duke u dhënë kështu edhe një tjetër mundësi maturantëve dhe kandidatëve të viteve të shkuara të rikthehen në garë për universitetin.

Por ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, për plotësimin e këtyre kuotave të lira nuk do të ketë më plotësim formulari me prefrenca të reja. Konkurimi në këtë fazë do të zhvillohet me preferencat e përzgjedhura në raundin e tretë. Në këto kushte, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në raundin e tretë në programet përkatëse të secilit fakultet, të cilët nuk kanë qenë fitues dhe nuk janë  të regjistruar në një program tjetër studimi (si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private) duhet të paraqesin kërkesën pranë sekretarive mësimore për të vijuar me procesin e konkurimit.

Dorëzimi i kërkesës duhet të bëhet deri në mbyllje të ditës së sotme për një pjesë të fakulteteve, ndërsa për të tjerat do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme. Konkretisht për kuotat e lira të Universitetit të Mjekësisë dorëzimi i kërkesave mund të bëhet sekretarisë së regjistrimeve nga ora 09:00-14:00 deri në datën 29 tetor. Pas vlerësimit të të gjitha kërkesave po në këtë datë do të bëhet shpallja e fituesve që në dy ditët e mëpasshme do të mund të vijojnë me procedurat e regjistrimit si fitues.

Të njëjtën linjë konkurimi do të ndjekin edhe institucionet e arsimit të lartë publik në rrethe, ku numri i kuotave të lira në to paraqitet të jetë sërish i lartë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të kuotave të shpallura tashmë në portalin u-albania për secilin program studimi.

Edhe në këtë fazë të fundit pranimesh, për regjistrim si fitues (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni në sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.

Sipas kushteve të përcaktuara më herët, programet e ciklit të parë të studimit “Bachelor”, organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Në udhëzimin e miratuar përgjatë muajit të shkuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë saktësohet se studentët do të rikthehen në auditore për të nisur vitin e ri akademik 2020-2021 në datën 2 nëntor. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, edhe për vitin e ri akademik universitetet do të zbatojnë rekomandimet e strukturave të shëndetit publik për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, ku procesi mësimor do të zhvillohet i alternuar ndërmjet pjesëmarrjes në auditore dhe mësimit online. Kjo në varësi në ecurisë së pandemisë. Masa që duhet të zbatohen gjatë frekuentimit të auditoreve kanë të bëjnë jo vetëm me kujdesin për higjienën, por vecanërisht respektimit të distancës fizike dhe mbajtjes së detyrueshme të maskës. Tashmë universitetet kanë miratuar dhe shpallur rregulloret që do zbatohen gjatë frekuntimit të auditoreve nga studentët, nga stafi akademik, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve.

Kuotat e lira i gjeni në linkun: https://kendi-ualbania.ualbania.al/Home/KuotaStats

Burimi zyrtar i këtij materiali: Gazeta Dita

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d