March 21, 2023

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

DOKUMENTACIONI PËR REGJISTRIM NË UNIVERSITET 2020-2021 – MATURA SHTETËRORE 2020

Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënesve dhe studentëve të shkëlqyer. Pas marrjes se dokumentacionit nga aplikanti dhe regjistrimit te tij, sekretaria bën regjistrimin online në Portalin U-Albania. Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja:
  2. fotokopjen e noterizuar te diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
  3. Deklaratën, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL dhe që nënshkruhet nga aplikuesi dhe nga punonjës të sekretarisë.

2. Sekretaritë mësimore mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit, datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e aplikantëve të regjistruar. Pas nënshkrimit në regjistër nga ana e sekretarisë mësimore, në prani të aplikantit kryhet regjistrimi online në portalin U-Albania. Në fund të procedurës, nga aplikanti dhe sekretarja firmoset në dy kopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit.

Shkarkoni deklaratëndeklarata – msh2020

Burimi i këtij materiali: https://arsimi.gov.al/udhezim-nr-10-date-15-05-2019-per-procedurat-e-aplikimit-dhe-te-regjistrimit-ne-programet-e-ciklit-te-pare-te-studimeve-ne-programet-e-studimeve-me-karakter-profesional-si-dhe-ne-programet-e-integr/

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: