December 5, 2023

Beautiful female college student doing an exam

Këshilla para dhe gjatë testit

Shmangni mendimet negative ( Nuk di asgjë, Kjo është shumë e vështirë për mua etj). Mendime të tilla thjesht të shqetësojnë dhe të dobësojnë; ato nuk vlejnë asgjë. Në vend të këtyre, thuaji vetes mendime pozitive, si për shembull:

  1. Unë jam përgatitur mirë dhe do ta jap këtë provim!
  2. Përderisa mund ta kryejnë të tjerët, e kryej edhe unë!
  3. Sot është një ditë e mirë, andaj edhe unë do ta kryej këtë provim!
  4. Unë di aq shumë teknika mësimore dhe këshilla, sa asgjë nuk mund të shkojë keq!

 

Gjatë testit, duhet të bëni kujdes në pikat e mëposhtme:

  • Krijoni një ide të përgjithshme, para se të filloni me plotësimin e testit:
    • Cila është pyetja e saktë?
    • Sa pyetjeve më duhet t‘u përgjigjem?
    • Sa kohë kam në dispozicion për secilën pyetje?
  • Filloni me një detyrë e lehtë, kjo të jep një përjetim suksesi.
  • Anashkalojini pyetjet e vështira ose kapërceji ato. Sepse përndryshe mund të humbisni shumë kohë me to.
  • Lexojeni pyetjen me vëmendje që të kapni thelbin e saj.  Filloni me zgjidhjen, vetëm nëse e keni kuptuar plotësisht kërkesën.

Ju urojmë suksese në Provime ! |maturashteterore.com

Na ndiqni në Instagram për t’u informuar me njoftimet e fundit: Kliko mbi foto

👇

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue Reading

%d