April 25, 2024

Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter qysh në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara. Nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, komjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur. Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i ndjeshëm me tastierën dhe mausin. Megjithatë me këtë moshë megjithatë nuk duhet të prisni më shumë. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq të zhvilluara motorike për ta përdorur mausin. Në moshën 4 ose 5 vjeçare, fëmija juaj do të jetë dalë nda dalë i gatshëm të përdorë programe me tregime, lojëra të thjeshta dhe detyrat të cilat duhet t’i zgjidhë. Kjo është koha kur ai ngadalë mund të mësoj se sit ë përdor miun dhe tastierën. Me programet përkatëse ata mund t’i njohin më lehtë ngjyrat, format, shkronjat dhe numrat. Ata mund të ushtrojnë grupimin dhe klasifikimin. Kjo është koha më e mirë kur mund të filloni me muzikë dhe programet artistike.

Do të thotë se kompjuteri lirisht mund të qëndrojë në dhomën e fëmijëve, por me disa masa të caktuara paraprake. Para së gjithash, prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën në hapat e parë, ta udhëzojmë dhe t’i japin shpjegimet e duhura. Prandaj është e rëndësishme t’u ofrojnë programet e duhura. Përpiquni që këto të jenë lojëra që zhvillojnë aftësinë e fëmijës, imagjinatën dhe kreativitetin. Për shembull, lojërat tek të cilat menaxhohet me lëvizje relativisht komplekse të ndonjë karakteri, automobile, anije ose ngjashëm zhvillojnë aftësinë e të kuptuarit të marrëdhënieve hapësinore. Për fëmijët e vegjël interesant do të jetë edhe vizatimi me dorë të lirë, si dhe mësimin e ngjyrave. Shumë të dobishme janë edhe lojërat në të cilat ndërtohet diçka. Te loja e cila përbëhet nga zgjedhja e enigmave zhvillohet aftësia e zgjidhjes së problemit dhe fleksibiliteti i mendimit. Lojërat agresive, me shumë armë dhe gjak duhen të shmangen sepse mund t’i kontribuojnë zhvillimit të agresivitetit.

Studio në Itali

Përveç përmbajtjes së lojërave e rëndësishme është sasia e kohës të cilën e kalon fëmija duke luajtur në kompjuter. Nëse kështu e kalon shumicën e kohës së lirë mund të zhvillojë varësi nga lojërat. Por edhe kur në shkollë ose kurse fillon të mbledhë përvojat e para serioze dhe për kompjuterin dhe për shembull konstatohet që ka rezultate mbi mesataren në atë fushë, nuk është mirë që qëndrimi pranë kompjuterit të bëhet aktiviteti i tij i vetëm. Fëmija kështu e heq shoqërimin me moshatarët, izolohet dhe distancohet çka mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tij social. Prandaj nxiteni në aktivitete tjera të ndryshme që kur është i vogël, për shembull sporte, të cilat mundësojnë shoqërimin me fëmijët tjerë.

Prandaj, nëse fëmija juaj tregon interesim për kompjuterin, dhe keni mundësi që t’ia blini, mos u shpërqendroni. Por kujtohuni që pasi e keni ulur një here djalin apo vajzën para ekranit, misioni juaj prindëror rreth “krejt gjërave me kompjuterin” nuk ka përfunduar.

Udhëzime për internetin sipas moshës

Deri në 10 vjeç

Fëmijët në këtë moshë duhet t’i mbikëqyrni që të jeni të sigurt se nuk hasin në përmbajtje jopërkatëse. Prindërit, fëmijët e të cilëve janë në moshë deri në 10 vjeç, duhet të shfrytëzojnë vegla për përdorim të sigurt të internetit që ta kufizojnë qasjen në përmbajtje, ueb-sajte dhe aktivitete të caktuara, si dhe të marrin pjesë aktive në aktivitetet e fëmijës në internet.

11-14 vjeç

Fëmijët në këtë moshë janë më të shkathët kur e përdorin internetin. Sidoqoftë, atyre dhe më tej u nevojitet mbikëqyrje që të sigurohet mbrojtja e tyre nga përmbajtjet jopërkatëse. Veglat për përdorim të sigurt të internetit duhet të shfrytëzohen për kufizim të qasjes në përmbajtje dhe ueb-faqe të caktuara, si dhe për marrje të raporteve për aktivitetet në internet të fëmijëve. Gjithashtu, fëmijët në këtë moshë duhet të kuptojnë se informatat private nuk duhet të jepen në internet.

15-18 vjeç

Fëmijët në këtë moshë pothuajse nuk duhet të kenë kufizime në aspekt të përmbajtjeve, uebsajteve dhe të aktiviteteve. Adoleshentët janë mjaft të shkathët në përdorimin e internetit. Megjithatë, prindërit, edhe atyre duhet t’u caktojnë disa udhëzime themelore për siguri. Duhet t’i kenë në disponim që t’i kuptojnë mesazhet e papërshtatshme që i kanë pranuar fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë se si t’i evitojnë situatat jo të sigurta. Nuk është keq t’i përkujtoni fëmijët se cilat të dhëna personale nuk duhet të jepen nëpërmjet internetit.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “Shëndeti” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

Discover more from Matura Shtetërore 2024

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading