Shpërndaje me shokët që të informohenShare-512.png

Sot, në Fletoren Zyrtare u botua edhe masat e reja që duhet të zbatojnë shkollat kur të hapen për të ulur rrezikun e infektimit me Covid-19. Këto masa janë:

Hyrja dhe dalja nga shkolla

Nxënësit duhet të rreshtohet me 1,5 deri në 2 metra distancë nga njëri tjetri, kur të hynë dhe të dalin nga shkolla.

Të gjithë nxënësit do të kontrollohen për temperaturën, përpara se të hyjnë në shkollë.

Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pajisur më maska një përdorimshme ose prej tekstili, shami letre. Maskat do të mbahen gjatë gjithë kohës së qendrimit në shkollë dhe në klasë.

Duhet të ngrihen sipas mundësisë vaska me solucion dezinfektues për dezinfektimin e e këpucëve përpara hyrjes në ambientet e brendshme të shkollës/institucionit.

Nuk lejohet hyrja e dalja e nxënësve nga godina gjatë ditës.

Platformë mësimore online për nxënës me klasa virtuale. Falas. (1)
Video-Mësimore FALAS për nxënësit dhe Maturantët

Qendrimi brenda shkollës

Klasat do të qendrojnë të hapura.

Brenda klasës, mësuesi dhe nxënësit ndërmjet tyre duhet të ruajnë largësinë prej 1,5 deri në metra distancë nga njëri-tjetri.

Lëvizjen në korridore duhet të përcaktohen paraprakisht që në të njëjtën kohë të jenë sa më pak nxënës të jetë e mundur.

Nuk do të përdoren materiale të printuara, përveç rasteve kur nxënësit/studentët kanë libra të cilat i mbajnë te sendet personale, ose në shtëpi.

Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.

Çdo nxënës në institucionin arsimor duhet të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj.

Të gjitha shkollat duhet të sigurojnë: uji të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në ambientet e institucionit arsimor.

Pastrimi i shkollës

Përpara se të rifillojnë mësimin në ambientet e institucionit arsimor, nxënësit duhet të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre.

Pas përfundimit të procesit mësimor të dezinfektohen ambjenti i shkollës.

Ambjentet e shkollës duhet të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione dezinfektuese. Korridoret pastrohen çdo dy orë. Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta.

Detyrat e prindit

Prindi duhet të nënshkruaj “Formularin e Vetëdeklarimit ditor” me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Prindi mund të komunikojë me mësuesin vetëm përmes komunikimit elektronik.
Mësimi në shkolla për maturantët do të nisë më 18 maj dhe do të përfundojë më 5 qershor.

Më 7 maj, në një intervistë për ABC News, Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se “do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave.”

Burimi: Exit.al

Na ndiqni në Instagram

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.