Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Me një shpejtësi rekord, të përgatitur apo jo, institucionet arsimore nisën mësimin online me nxënësit dhe studentët e tyre.

Me 10 mars Ministria e Arsimit publikoi udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave, si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Udhëzimi përcakton detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, ndërsa edhe prindërit janë një hallkë e rëndësishme e këtij procesi. Mësimi online, parashikon mësues që me anë të videove-selfie shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas do t’u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) Mësuesi kërkohet të ruajnë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojnë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore.

Tek akademi.al, mësuesit sipas klasës që japin mësim, regjistrohen vetë dhe më pas ua kalojnë në grup të gjithë nxënësve, të cilëve u kërkohet të regjistrohet. Kështu ata krijojnë klasat virtuale.

Akademia.al

Në shërbim të nxënësve është edhe platforma School me. Nxënësit mund të regjistrohen në Schoolme, për të përdorur platformën mësimore online. Schoolme ofron video interesante për çdo lëndë që keni nevojë dhe në këtë periudhë abonimi 3 javor është falas për klasat 1-9. Përmes regjistrimit mund të aksesohen të gjitha leksionet.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, ministria do t’i paraqesë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen në faqen zyrtare të ministrisë.

Universitetet private e publike, kryesisht me instrumentat e Google

Disa universitete po punojnë me plaforma të ndryshme që mundësojnë komunikimin e profesorëve me studentët dhe mes vetë studentëve. Universiteti Bedër, duket se është i lehtësuar në këtë drejtim. Edlira Mali, profesore në këtë universitet, tregon se kalimi në një komunikim tërësisht online me studentët ishte i natyrshëm. Sipas saj, “edhe më parë, aplikonim forma komunikimi online dhe platforma që na e lehtësonin komunikimin në grup edhe kur jemi në distancë. Sot ky komunikim në distancë vetëm sa është plotësuar dhe intensifikuar, për shkak të mungesës së takimeve”. Disa lëndë janë praktike dhe në të këtë rast, detyrat me projekte janë lehtësisht të realizueshme në distancë. Pikërisht për shkak të kësaj praktike, shumë studentë të Bedër janë aktualisht duke punuar në distancë, ose po zhvillojnë praktika pune. Përsa u përket zhvillimit të lëndëve, Prof. Edlira tregon se një nga lëndët e saj, ka menduar t’a zhvillojë duke e përshtatur me aktualitetin.  Në lëndën e markës, ajo ka menduar të zhvillojë edhe një projekt, ku të angazhojë studentët të studiojnë sjelljen e brandeve pikërisht në këtë periudhë pandemie.


Subscribe në kanalin tonë në YouTube youtube-logo-png-transparent-background-3.png


Mësovet.al, e vlefshme për arsimin profesional

Për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, mbi të gjitha klasat e 12-ta, që duhet të përgatiten për provimet e maturës, ofrohet zgjidhje nga mësovet.al.

Projekti zviceran “Aftësi për Punë” ka shtuar përpjekjet për të nxitur përdorimin e platformës “Mesovet.al”. Pas udhëzimit nga institucionet kombëtare për vijimin e mësimit në distancë, 35 mësues i kërkuan projektit mbështetje për përdorimin e platformës “Mësovet” si mjedis virtual të nxëni. Drejtuesve dhe mësuesve të institucioneve partnere të projektit u janë dërguar udhëzimet përkatëse për përditësimin e materialeve mësimore në platformë.

343 përdorues të rinj u shtuan vetëm në një ditë.

“Aftësi për Punë” do t’i mbështesë mësuesit në krijimin e klasave virtuale për vijimin e procesit mësimor. Gjithashtu, një grup prej 17 mësuesish janë angazhuar në hartimin e materialeve dhe udhëzimeve për 22 lëndë, që janë pjesë e programeve të maturës. Puna tashmë ka nisur për lëndët në tre drejtime (duke u dhënë prioritet sipas numrit të nxënësve) dhe më pas në të gjithë drejtimet e ofruara nga institucionet partnere të projektit. Nga përdorimi i platformës mund të përfitojnë të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Arsimit e Formimit Profesional në vend (82% e nxënësve në klasë të 12-të).

Mësovet

Mësuesit e Aftësi për Punë, theksojnë se kjo metodë mundëson, krijimin e hapësirave të dedikuara online për lëndë apo module të ndryshme. Ngarkimin e materialeve mësimore të ndryshme si tekst, prezantime, video, quiz, etj. Vetë platforma ka opsionet për t’i ngarkuar materialet në mënyrë interaktive, si për mësimin dhe ashtu edhe për detyra të nxënësve. Sipas ekspertëve të projektit aftësi për Punë, “platforma ka edhe opsione të veprimtarive të diskutimit e bashkëpunimit si wiki, forume etj. duke sugjeruar në këtë mënyrë metoda të ndryshme mësimore”.

“Mësonjëtorja Virtuale Mëso Shqip”

Portali “Mësonjëtorja Virtuale Mëso Shqip” është një portal i ndërtuar për ti ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve me fokus mësuesit në Diasporë, që të mund të krijojnë klasat virtuale me nxënës të diasporës shqiptare, por dhe me nxënës të huaj që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe. Portali është një investim i një grupi ekspertësh që ofrohet pa pagesë vetëm për mësuesit në diasporë, si një mjet për të arritur tek nxënësit e tyre duke kapërcyer të gjitha barierat fizike, të kohës dhe problemet sociale.

Por, në kushtet e emergjencës globale nga koronavirusi, administratorët e Platformës vendosën të ofrojnë shërbimin e portalit pa pagesë, për të gjtihë mësuesit për të organizuar klasat virtuale dhe për ti ardhur në ndihmë mësimbërjes. Portali ofron të gjitha lehtësirat për të organizuar një orë mësimi, por edhe të kontrollit të nxënësve në kohë reale. Komunikimi live është shumë jetik në proçesin e nxënies. Pikërisht këtë ofron Platforma komunikim live dhe ndërveprim live midis mësuesit dhe nxënësve, por edhe ndërveprim midis vetë nxënësve si në një orë mësimi normale.

Virtual. ICTSlab

Si një fryt i eksperience të gjatë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT, shtëpia botuese ICTSmedia lançon laboratorin virtual të inovacionit me fokus Edukimin e cila ka në target përgatitjen e të rinjve nga e gjithë bota për sfidat e shekullit 21.

Qendra e kurseve Irisoft Education ofron 1 MUAJ FALAS kurse në: Kontabilitet, Autocad, Burimet Njerëzore dhe Menaxhim Marketingu.

Kurset zhvillohen ONLINE me anën e një kompjuteri apo celulari.

Burimi: businessmag.al

Shpërndajeni me shokët që të informohen: Share-512.png

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.