Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Duke qenë se jemi vetëm pak muaj larg nga qershori, kur nisin edhe provimet e maturës shtetërore që janë “bileta” për të ndjekur studimet në universitet, ekspertët e arsimit kanë gati edhe risitë që do të ketë këtë vit procesi i provimeve. Këtë vit për mijëra maturantë, testet do të korrigjohen më shpejt dhe ata do të kenë diplomën e maturës në datën 1 korrik, ndryshe nga vitet e tjera. Disa nga risitë e këtij viti lidhen më mënyrën e korrigjimit e cila nuk do të jetë më manuale , ashtu si ka ndodhur vitet e kaluara ku për disa ditë grupet e vlerësuesve korrigjonin testet. Ndërkohë që risi tjetër është edhe rritja e pragut të kalueshmërisë, nga 20% në 25% e pikëve. Por si do të aplikohen këto ndryshime, por edhe për rregullat më të ashpra ndaj maturantëve që pritet të zbatohen këtë vit, ishim në studio me Drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: