
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Formulari A1Z plotësohet nga:
-
- Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme para vitit 2020 dhe që ka detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore:
- Kandidati që ka kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, i cili pasi ka bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, në QSHA, rezulton se ka detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;
- Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime në MSh 2020, por që dëshiron të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL).
Kandidati për të plotësuar formularin A1Z, duhet të paraqesë tek mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga KMSH e ZVA, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë dhe rezultatet që ai ka marrë në to. Vërtetimi, vec gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna:
-
- Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati
- Provimin me zgjedhje që dëshiron të mbartë kandidati dhe vlerësimin e shkallëzuar të tij.
- Vërtetimi pas përfundimit të aplikimit i bashkëngjitet kopjes së formularit A1Z, që mban shkolla dhe dorëzohet në QSHA, 5 ditë pas përfundimit të aplikimeve.