Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

  • Maturanti/kandidati paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit dhe duhet të ketë dokumentin e identifikimit si dhe mjetet e nevojshme: laps. vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshtë.
  • Maturanti/kandidati pasi merr testin nga AP, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin AI/A1Z. Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit.
  • Maturanti/kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose blu).
  • Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse maturant/kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
  • Maturantët e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga QSHA në një mjedis, për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe.
  • Maturantëve/kandidatëve me aftësi të kufizuar, të përkohshme ose të përhershme, me kërkesën e prindit, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, PAP autorizon një prej AP. jo të profilit, për plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti/kandidati
  • Maturantëve/kandidatëve të paraburgosur u sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve, në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë, pa uniformë dhe pa armë.
  • Maturantë/kandidatët që dorëzojnë testin, nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon AP.
  • Maturantë/kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në një mjedis të përcaktuar më parë.
  • Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të Rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP, PAP dhe përfaqësuesin e MASR.
  • Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.
  • Nuk ka rivlerësim të testit.
  • Maturantëve/kandidatë të cilët paraqiten në qendrën e provimit dhe/ose konstatohen gjatë provimit me celular përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë ti japin ato pas një viti.

Bëjeni Share që të informoni shokët: Share-512.png

Shpërndaje tek shokët që të informohen

Lini një koment

%d bloggers like this: