

BURIMI: City News Albania
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga degët e studimit që ata kanë përzgjedhur.
Kriteri bazë mbetet mesatarja e lëndëve të tre viteve dhe ajo e provimeve të maturës, e cila duhet të jetë minimalisht 6 për të patur të drejtën e aplikimit.
Thënë më qartë, këtë vit vlera më e madhe, 40% i është dhënë notës mesatare të provimeve të Maturës Shtetërore dhe 10% notës mesatare të gjimnazit.
Mirëpo, ky kriter është kundërshtuar nga nxënësit dhe prindërit.
Sipas tyre, kjo shpjegon masakrën që është bërë me manipulimin e notave të maturës.
Pas provimit të Gjuhës, maturantët dhe prindërit u përballën me disa situata dhe vlerësime absurde të testeve të maturës.
Pyetje të hartuara gabim dhe vlerësime masivisht poshtë pritshmërive të maturantëve. Informacionet e mbledhura nga mësues, drejtorë shkollash dhe korrigjues provimesh, grumbullonin material të mjaftueshëm për të besuar se procesi i korrigjimit të provimeve të maturës, ishte shndërruar në një proces sabotimi i të ardhmes së maturantëve.
Nota e maturës është nota që ndan rrugën e jetës së maturantit.
Ajo rrugë u masakrua brutalisht nga ekipet e kontrollit të testeve dhe informacionet që dolën ato ditë ishin të rënda dhe nëse verifikohen edhe kriminale.
Por çfarë ndodhi më pas?
Maturantët masivisht kërkuan të marrin kopjet e provimeve. Si një e drejtë e secilit prej tyre, tentuan të aplikojnë në portalet e susksesit të Qeverisë.
Por, portalet u mbyllën për ta.
Kërkesat për kopje të testeve, duhet të bëheshin brenda tre ditëve.
Por, portali nuk funksiononte për aplikime drejtpërdrejt nga maturantët.
Megjithë sabotimin e qëllimshëm, një numër i madh maturantësh kërkuan kopje të provimeve nëpërmjet sekretarive të gjimnazeve.
Pas gati një muaji nga dalja e notave të provimit të parë të Maturës, asnjë test nuk iu dorëzua maturantëve.
Asnjëri prej tyre nuk arriti të shfrytëzojë të drejtën e vet të ligjshme për të parë me sy qoftë edhe gabimet që kishin bërë e për të mësuar prej tyre.
Testet u fshehën duke ju dhënë arsye të mjaftueshme maturantëve të besonin se i gjithë procesi i hartimit të testeve dhe korrigjimit ka qenë vërtetë i manipuluar.
Ministrja Besa Shahini në ditët kur nervozismi i maturantëve dhe i prindërve ishte në maksimum doli në media për të sqaruar që ajo pas katër ditësh do votonte për herë të parë dhe për të shpjeguar që Ministri i Arsimit është dorë jashtë sa i takon hartimit të pyetjeve dhe korrigjimit të testeve.
Foli 10 minuta, lau duart dhe u gëzua per fitoren me të njëjtën cilësi gëzimi siç gëzohet çdo mëngjes kur hap sytë lideri i opozitës.
Askush nuk analizon që ky vend në distancën e një viti prodhoi gati 11.000 maturantë më pak.
Askush nuk analizon sot e kësaj dite se çfarë fitoi Shahini dhe që maturantët zgjodhën plazhin në vend të votimeve.
Askush nuk analizon!
Ata e bënë aq sa u kërkuan!
Tentuan masakrën mbi të ardhmen e maturanteëve.
Dhe do vazhdojnë ta bëjnë.
Si nje tufe idiotësh pa tru besojnë se brezi i maturantëve që në gjithë këto vite investoi tek studimi në funksion të notës dhe të ardhmes, sot do pranojë “shahinët” e Rilindejs si lider të së ardhmes së tyre.
Të gjithë do ikin!
Kush investoi me trurin e tij për të ardhmen, do iki.
Masakra e Maturës, është arsye madhore për të mos kthyer rrugë.
Masakra e Maturës nuk ua mbyll dot portën e mendjes.
Masakra e Matures i përballi për herë të parë, jo me diten e parë të votimit, por me realitetin absurd të refuzimit edhe të një të drejte minimale. Atë të marrjes së kopjes së provimit të bërë nga ata vetë.
Masakra e Maturës, është arsye madhore për të mos kthyer rrugë. Masakra e Maturës nuk ua mbyll dot portën e mendjes./ CNA.al