
Bëjeni Share që të informoni shokët:
Detyrat dhe të drejtat e maturantit/kandidatit gjatë provimeve të Maturës 2019.
1. Maturanti kandidati paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit te provimit. Ne çastin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme, si: laps, vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshta.
2. Maturanti/kandidati pasi merr testin nga AP-ja, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj.), si dhe nëse është lloji i testit që ka kërkuar në formularin A1/AIZ. Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP-ja, duke plotësuar një deklaratë për ndryshimin e testit.
3. Maturanti/kandidati duhet të firmosë përbri emrit të tij në listën e sekretimit, pasi AS-ja të sekretojë testin e tij dhe të ketë vendosur barkodin përkatës në listën e sekretimit.
4. Maturanti kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngiyre (të zezë ose blu). Në pyetjet me alternativa, maturanti kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nese maturanti kandidati rrethon më shumë se një alternative, ose nuk rrethon asnjë alternative, vlerësohet me 0 pikë.
5. Maturantët e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga QSHA-ja në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zhatim të marrëveshjeve dypalëshe.
6. Maturantëve/kandidatëve me aftësi të kufizuar, të përkohshme ose të përhershme, me kërkesën e prindit, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit. Për ata që nuk mund të lexojne apo të shkruajnë, PAP-i autorizon një prej AP-ve, jo të profilit për
plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturant/kandidati.
7. Maturantëve/kandidatëve të paraburgosur i sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve, në mjedise te posaçme, nën mbikëqyrjen përfaqësuesve të autorizuar policisë pauniformë dhe pa armë.
8. Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të Rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-ne, PAP-in dhe përfaqësuesit e MASR
9. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kerkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.
10. Nuk ka rivlerësim të testit.