
Paga minimale: 55.000 Lekë
Kërkesa e tregut
E Mesme
Prurjet vjetore
Të Larta
Mundësitë e punësimit
40%
1 Përshkrimi i profesionit
Profesionistët janë një nevojë e shtuar për çdo biznes, mirëpo njëri prej tyre është i domosdoshëm, administratori. Pasioni dhe vullneti janë dy cilësi që patjetër duhet t’i ketë një individ që vendos të zgjedhë një profesion të tillë. Administratorit i duhet që të jetë i vëmendshëm dhe të pëlqejë vlerësimin dhe analizën e të dhënave, krijimin e zgjidhjeve, komunikimin me një shumësi personash si dhe të zotërojë mirë teknologjinë e informacionit.
Të gjithë ata që vendosin të jenë administratorë biznesi duhet të punojnë fillimisht në organizata të ndryshme, për t’i ndihmuar këto të fundit në menaxhimin dhe planifikimin e së ardhmes së biznesit, që do përputhet sigurisht me synimet e tyre paraprake.
Projekti mund të jetë specifik, kështu që ju duhet t’i përkushtoheni me kohë të plotë, ose mund të hiqni dorë nga projektet dhe të merreni specifikisht me një punë të përhershme.
Para se të filloni gjithçka, pra para se të filloni planifikimin, ju duhet të kuptoni situatën aktuale organizative në të cilën kompania, organizata, biznesi është duke kaluar, dhe rrjedhimisht të krijoni zgjidhjen e problemeve që janë hasur gjatë kohës së survejimit. Përveç pikave që duhet të përmirësoni nga administrimi i mëparshëm, ju duhet gjithashtu të parashikoni edhe problemet e zgjidhjet e tyre për pengesat që mund të dalin gjatë zbatimit të projektit tuaj.
Si administrator i një biznesi do të të duhet gjithmonë që të demonstrosh mirëkuptim të shkëlqyer ndaj individëve që janë duke punuar në kompani ose në sektorët e saj, pasi vetëm kështu do të mund të ndihmosh siç duhet organizatën për të zhvilluar qëllimet e saj. Nëse një kompani përmban punonjës të pakënaqur, është e destinuar që një ditë jo shumë të largët të dështojë, kështu që mos e neglizhoni këtë element.
Dijeni se ju aty nuk jeni vetëm për projektet e mëdha, përkundrazi, shërbeni gjithashtu edhe si pikë kyçe ndërmjet departamenteve të kompanisë. Ndonjëherë do bëni edhe rolin “e përkthyesit”, pra do përktheni nevojat e drejtuesve tek punonjësit dhe do të përshtatni mënyrat e tyre brenda biznesit, gjithmonë të studiuara prej jush më herët.
Një administrues biznesi mund të njihet ndryshe edhe si:
- Arkitekt biznesi
- Analist i sistemeve të biznesit
- Analist i kompanive
- Konsulent menaxhimi
- Analist procesi
- Menaxher produkti
- Pronar produkti
- Inxhinier kërkimi
- Analist sistemi
Profilizimet
- Analist për studimet e tregut
- Konsulent për biznes familjar
- Konsulent për mbrojtjen e konsumatorit
- Konsulent për sipërmarrje
- Konsulent për sistemet e sigurimeve
- Llogaritar ekzekutiv reklame
- Specialist për efiçiencën e biznesit
- Specialist administrimi
- Analist menaxhimi dhe organizimi
- Analist menaxhimi
- Analist organizimi
- Specialist tregu
- Specialist i politikave të administratës
- Nëpunës për strukturat organizative
- Specialist për zhvillimin e burimeve njerëzore
- Specialist të shërbimeve për klientët/të zhvillimit të karrierës
- Intervistues punësimi
- Këshillues karriere
- Këshillues punësimi
- Nëpunës i inspektoratit të punës
- Nëpunës i marrëdhënieve të punës
- Nëpunës personeli
- Specialist i kualifikimit dhe zhvillimit të stafit
- Konsulent për kualifikimin e stafit
- Konsulent profesional i studentëve
- Nëpunës për trajnimin e stafit
Përgjegjësitë
Si administrator biznesi ty do të të duhet që:
- të komunikosh me kolegët për të kuptuar nevojat e departamentit dhe organizatës si një e tërë
- të punosh me aktorë të jashtëm për të kuptuar dhe investiguar përshtypjet që jep shërbimi/produkti
- të përdorësh praktikat e modelimit të të dhënave për të analizuar gjetjet e tua dhe për të krijuar sugjerime për përmirësime, ndryshime strategjike dhe operacionale
- të konsiderosh mundësitë dhe potencialin e riskut
- të identifikosh procesin dhe teknologjinë e informacionin që kërkohet për të prezantuar rekomandimet tuaja
- të realizosh marrëveshje, zakonisht me kompani me eksperiencë në treg (kjo mbetet metoda më e mirë për të prezantuar rekomandimet tuaja ndaj një biznesi)
- të komunikosh avantazhet e rekomandimeve tuaja dhe të ndihmosh në adresimin e paqartësive dhe shqetësimeve
- të prodhosh dokumente të shkruara që mbështesin punën tuaj, si dhe të raportosh gjetjet e t’ua prezantosh ato aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, gjithmonë kur e ndieni të nevojshme
- të mbështesësh stafin dhe skuadrën kur është duke bërë ndryshimet e rekomanduara
- të realizosh plane të cilat kanë në qendër të tyre vlerësimin dhe impaktin që kanë pasur realisht ndryshimet që ju keni bërë
Sa mund të paguheni
Administratori është pika kyçe e çdo biznesi. Nëse administratori është i duhuri dhe po bën një punë të mirë, kjo reflektohet drejtpërdrejtë në rritjen e fitimeve dhe punën e punëtorëve të kompanisë. Askush nuk ka thënë që është punë e lehtë, do përkushtim dhe vullnet të hekurt dhe për këtë arsye pagesa është relativisht e lartë. Pagesa e një administratori biznesi varion nga 55.000 lekë në muaj për të gjithë ata që nuk janë profesionistë e po njohin hapat e parë të karrierës, e deri në 73.800 lekë në muaj për ata që janë ekspertë të fushës.
Tregu i punës gjithashtu është i gjerë duke marrë parasysh që çdo biznes, i madh ose i vogël, e ka pothuajse të detyrueshëm një administrator.
Mos u kushtëzoni, pasi nëse keni përfituar eksperiencën e duhur mund të punoni edhe si profesionist i lirë, në mënyrë individuale.
edukativ.al
